TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kadrijaj: Aleanca do t’i bashkohet nismës për zhbërjen e Gjykatës Speciale

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, e ka cilësuar si “ofendues” dhe “indinjues” aktgjykimin dënues të shqiptuar nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një lidhje direkte për emisionin “Kënd i Debatit” në Tëvë1, Kadrijaj tha se, sipas saj, Gjykata Speciale është “puro politike” dhe se procesi është ngritur mbi materiale që, siç pretendoi ajo, kanë origjinë nga Serbia.

“Ofendues, indinjues, marre për këtë gjykim që iu ka bërë luftës së drejtë të UÇK-së dhe krerëve të UÇK-së. Ata nuk i kanë dënuar në emër të popullit, por në emër të politikës. Për ne, kjo gjykatë është puro politike. Është hartuar me dosje që i ka bërë Serbia me disa shqipfolësa dhe ky është rezultati. Ne besojmë në pafajësinë e tyre. Kosova ka bërë luftë të drejtë dhe çlirimtare. Ky është verdikti, populli e ka dhënë verdiktin duke i shpallur të pafajshëm katër krerët e UÇK-së”, deklaroi Kadrijaj.

E pyetur se çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës në vazhdim të procesit gjyqësor, veçanërisht në fazën e apelit, deputetja kritikoi institucionet shtetërore për mënyrën se si, sipas saj, janë angazhuar deri më tani.

“Kosova nuk ka institucione. Ndoshta do të vetëdijesohen prej nesër, sepse deri sot nuk kanë qenë në shërbim të qytetarëve dhe të krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe sot u dënuan padrejtësisht. Shpresojmë që do të reflektojnë. Të shohim”, tha ajo.

Kadrijaj bëri të ditur gjithashtu se Aleanca do t’i bashkohet nismës për mbledhjen e nënshkrimeve për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Ne do t’i bashkohemi asaj nisme për mbledhjen e nënshkrimeve për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Ta shohim a do të kalojë Vetëvendosje prej fjalëve në vepra, pra a do t’i bashkohet kësaj nisme, a do t’i dorëzojë nënshkrimet dhe a do ta votojë”, u shpreh ajo.

Ndërsa, e pyetur nëse e sheh të mundshme zhbërjen e Gjykatës Speciale përmes Kuvendit të Kosovës, Kadrijaj tha se kjo duhet të bëhet, duke përsëritur qëndrimin e saj se gjykata nuk përfaqëson, sipas saj, të drejtat e popullit shqiptar.

“Po, le të zhbëhet, meqenëse nuk është se përfaqëson të drejtat e popullit shqiptar. Megjithatë, ju e dini se asnjëherë nuk kanë dhënë llogari dhe nuk i janë përgjigjur asnjë institucioni të Kosovës. Le të zhbëhet, se nuk munden në emër të popullit të Kosovës t’i dënojnë çlirimtarët”, deklaroi Kadrijaj./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndërprerja e rrymës destabilizon furnizimin me ujë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq

Të shtunën ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Bordi i Paqes: Kosova kontribuon në sigurinë dhe rindërtimin e Gazës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Muja tregon se kush duhet ta udhëheqë PDK-në pas largimit të Bedri Hamzës

Shukri Buja akuzon Bedri Hamzën për pazare politike me Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës zhvillon takim me kryeministrin hungarez, në fokus bashkëpunimi mes dy shteteve

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

VV-ja dakordohet në parim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

“Dardanet” e nisin furishëm, deklasojnë Estoninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën