TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kadare rrëfen njohjen me Ukshin Hotin: Besimi i tij te Evropa nuk duhet të humbë në Kosovë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kadare rrëfen njohjen me Ukshin Hotin: Besimi i tij te Evropa nuk duhet të humbë në Kosovë

Komuna e Rahovecit e ka nderuar me titullin “Ukshin Hoti”, shkrimtarit të shquar me famë ndërkombëtare, Ismaili Kadare. Në një ceremoni të veçantë, u kujtua komunikimi i Kadares dhe Ukshin Hotit, gjatë kohës që ky i fundit ishte në burg. Ndërkohë, u tha se besimi i Ukshin Hotit te Evropa nuk duhet të humbë në Kosovë.

“Unë e ruaj mendimin më të mirë për të. Ajo çka kemi folur dhe biseduar, i kemi shkruajtur njëri-tjetrit nëpër letra, mbetet madhore. Duke i rikujtuar tani, e kuptoj se sa pasuruese ishin këto biseda me të, për atë dhe mua. Natyrisht që ishte një gëzim i madh që i jepnim njëri-tjetrit. Ai e jepte këtë ndjesi me këdo që takohej. Me këtë gëzim që merrej prej tij dhe i kthehej atij, qarkullonte dhe bënte që mendimi për Kosovën, ëndrra për Kosovën të ishte e gjallë gjithmonë dhe të mos shkaktonte lodhje ose mërzi”, tha Kadare në videomesazhin e tij për News24 Albania.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smail Latifi foli për kontributin dhe veprën e Ukshin Hotit, si dhe komunikimin mes Hotit dhe shkrimtarit Kadare. Bashkëshortja e Ismaili Kadare, shkrimtarja Helena Kadare, e cila ishte e pranishme në ceremoni, tha se Ukshin Hoti është një njeri që besoi dhe luftoi për ide duke besuar në një forcë të jashtëzakonshme që është në shpirtin e këtij vendi të cilin historia e ka ndëshkuar vazhdimisht. Ajo shtoi se gjithë veprimtaria e Ukshin Hotit janë një testament i rëndësishëm mbi të cilin duhet të vijojë puna për Kosovën demokratike që sheh drejt Evropës.

Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosovës iu është imponuar lufta dhe shumica e këtyre plagëve nuk njihen nga aleatët tanë e lere më nga ata që i kanë shkaktuar. Mes të tjerash ai tha se qytetarët e Kosovës duhet ta gjejnë fuqinë e pajtimit dhe të jetojnë në paqe, duke mos harruar.

Të pranishmit i përshëndeti edhe rektori i Universitetit të Prizrenit, ‘Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, si dhe djali i veprimtarit të Ukshin Hotit, Andin Hotit. Përpara kësaj ceremonie, me rastin e shënimit të 80-vjetorit të lindjes së atdhetarit Ukshin Hoti, është përuruar kompleksit kulturor-historik në Krushë të Madhe.

Tags: evropaIsmail Kadareukshin hoti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bibliotekat kombëtare të Kosovës dhe Hungarisë nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Bibliotekat kombëtare të Kosovës dhe Hungarisë nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Ekspozita spektakolare e piktorit Van Gogh, tash pjesë edhe e Prishtinës

Ekspozita spektakolare e piktorit Van Gogh, tash pjesë edhe e Prishtinës

Studimi tregon se tekstet e këngëve janë bërë më pak emocionale

Studimi tregon se tekstet e këngëve janë bërë më pak emocionale

Presidentja Shiroka Pula vlerëson kontributin shkencor të Hivzi Islamit në 80-vjetorin e lindjes

Presidentja Shiroka Pula vlerëson kontributin shkencor të Hivzi Islamit në 80-vjetorin e lindjes

Shiroka-Pula dhe myftiu Tërnava diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare

Shiroka-Pula dhe myftiu Tërnava diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare

Reagimet pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë

Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviq për pjesëmarrje në sulmin e Banjskës

Bisedimet ShBA –Iran, Kulla: Ka mosbesim të lartë mes palëve

Kulla: Me largimin Vuçiqit dhe te Daçiqit nga skena politike ka ndodhur një ndryshim epokal për rajonin tonë

Gjini: Qëndrimi i LDK-së ndaj Kurtit është i drejtë dhe parimor

Gjini për vrasjen e Arlinda Zekajt: Tetë gra të vrara brenda vitit janë tetë dëshmi se sistemi ynë nuk mbron askënd

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Merdare i dyshuar për krime lufte

Kosova dhe Instituti i Bazelit nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Kryeprokurori i Shtetit për rastin në Pejë: Do të merren masa nëse konstatohet shkelje nga zyrtarët

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajtja

LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për vrasjen në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën