TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ka vetëm një zgjidhje për konfliktin, por BE-ja pikërisht atë zgjidhje e përjashton

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
Krasniqi: Ballkani i Hapur ishte projektuar nga Rusia, por tash mund të riformulohet nga SHBA-ja

Milazim Krasniqi

Shkruan: Milazim Krasniqi

Problemi i Kosovës nuk zgjidhet kurrë me përpjekje që bazohen në plane të gabueshme, sikundër që janë duke bërë drejtuesit e Kosovës e të Serbisë dhe burokratët e Brukselit. Përpjekjet e deritashme thjesht janë të dështuara dhe kurrë nuk do të ofrojnë zgjidhje të plotë e të qëndrueshme.

Pra, as bashkësia e komunave serbe, as korrigjimi i kufirit, as shkëmbimi i territoreve, as bashkimi me Shqipërinë, as “marrëveshja gjithëpërfshirëse e obligueshme” nuk ofrojnë zgjidhje të plotë të konfliktit ndërmjet Kosovës e Serbisë. Mund të ofrojnë ndonjë zgjidhje parciale, sa për të larë akterët duart, por zgjidhjet e atilla do ta përkeqësonin raportin edhe më shumë në ndonjë segment tjetër në të ardhmen.

T’i shohim me radhë: 1. Formimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe, e ofron një zgjidhje parciale për serbët, por e bën shtetin disfunksional dhe i ashpërson raportet ndërmjet shqiptarëve e serbëve, deri në revanshizëm. Entiteti serb do të tërhiqte në kahen e kundërt me atë nga do të synonte të lëvizte shteti i Kosovës. Kjo për arsyen e thjesht: ajo bashkësi formohet si refuzim ndaj shtetit unitar, si opozitë ndaj shtetit. Herët e vonë, reagimi i shumicës shqiptare do të ishte i pashmangshëm, sepse do ta ndienin se mbahen peng nga pakica, e cila ka synime bllokuese, bile edhe armiqësore ndaj shtetit. Prandaj, bashkësia e komunave me shumicë serbe e me kompetenca ekzekutive, ofron një zgjidhje parciale, por e cila më vonë do të shndërrohej në tharm të konflikteve të reja ndëretnike.

2. Korrigjimi i kufirit do të ishte spastrim etnik, sepse do të shkulte me rrënjë nga vendlindjet e veta ata banorë që do të ngryseshin në një shtet e do të gdhiheshin në një shtet tjetër, i perceptuar si armiqësor ndaj tyre. Serbët e Bujanocit, fjala vjen, do të gdhinin si shtetas të Kosovës, duke u shkëputur nga Serbia. Nuk ma merr mendja se ky ndryshim do të mund të kalonte pa rebelimin e tyre, i cili mund të shndërrohej lehtë në konflikt ndëretnik. Qejfi i Rusisë do të ishte një zhvillim i tillë, sepse nga Qendra Humanitare Ruse që është aktive në Nish, në Buanoc e në gjithë Luginën e Preshevës mund të ndërhyhet edhe me bahe, e jo më me satelitët rusë.

3. Shkëmbimi i territoreve, ose “razgranicenje” sikundër e kërkon Vuçiqi, pashmangshëm do të shkaktonte luftë të armatosur, me involvimin e Rusisë (për të mbrojtur Qendrën e vet në Nish dhe resurset e Gaspromit në jug të Serbisë.) Një konflikt i tillë do të ishte “shi në kallamoq” edhe për organizata të ndryshme joshtetërore, që do të financoheshin nga shtete që e sponsorizojnë terrorizmin. Versioni i tragjedisë siriane në Kosovë në atë rast do të ishte i paevitueshëm. Në fakt, Vuçiqi këtë e ka në mendje, sado që deklaron se është për zgjidhje paqësore.

4. Bashkimi me Shqipërinë automatikisht do ta shtynte veriun e Kosovës drejt ndarjes dhe rebelimin e armatosur të serbëve në brendësi të Kosovës, gjithsesi të sponsorizuar nga Rusia dhe nga Kisha Ortodoske Serbe.

5. “Marrëveshja gjithëpërfshirëse e obligueshme” do të mundësonte një modus vivendi, pa e njohur Serbia Kosovën, po që Serbisë do t’i hapte rrugën të anëtarësohej në BE. Në atë rast Serbia do të gjendej në pozitë, që t’i revanshohej Kosovës, duke e bllokuar anëtarësimin e saj në BE. Në këtë qëndrim ajo do të ishte e mbështetur nga Rusia dhe nga pesë shtetet e BE-së, që nuk e njohin Kosovën. Marrëveshja nuk do të paraqiste obligim për shtetet, që nuk e njohin Kosovën, veçmas për Spanjën.
Me një fjalë, këto ide e plane të gabueshme, thjesht nuk ofrojnë zgjidhje të konfliktit. (Sikur ta ishin lexuar këta negociatorë dhe ndërmjetësit e tyre qoftë dhe vetëm një tekst të Karl Poperit, lidhur me procesin e mendimit logjik/ shkencor, do ta kishin kuptuar se thjesht janë duke rrahur ujë në havan. Pse? Poperi pohon se hipotezat e gabueshme, gjithmonë japin rezultate të gabueshme, prandaj at nuk duhet të mbahen, ato duhet të eliminohen dhe të mbahet vetëm ajo sprovë që ofron zgjidhje.)
Atëherë a ka ndonjë zgjidhje, a ka ndonjë sprovë që ofron zgjidhje në rastin e Kosovës? Në rastin e Kosovës ka vetëm një zgjidhje: anëtarësimi i përshpejtuar dhe në pako i Kosovës dhe i Serbisë në Bashkimin Evropian, do të mundësonte zgjidhjen graduale e problemit brenda BE-së, me standardet e me procedurat e BE-së. Kurrqysh ndryshe. Por BE-ja këtë mundësi të vetme, nuk e fut fare në hesap. Meqë nuk e pranon, kjo definitivisht do të thotë se Bashkimi Evropian nuk don zgjidhje të plotë e të qëndrueshme të problemit. Meqë Bashkimi Evropian nuk e don zgjidhjen e plotë e të qëndrueshme për konfliktin ndërmjet Kosovës e Serbisë, atëherë as mos të ankohet si fëmijë çaramanë për ripenetrimin e Rusisë në Ballkan, pasi vetë Bashkimi Evropian ia ka lënë hapësirën e lirë për penetrim e mbase edhe për ta rikthyer influencën dominuese që kishte dikur Rusia pansllaviste në këtë rajon. (29 shtator 2018)

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

A do t’i kemi rrëfenjat e reja kombëtare për realitetet e reja

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Pastërtia mbi jetën? Jo më

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Kuvendi i bllokuar: Kurti duhet të marrë përgjegjësinë

Ujkani: Nuk i kemi 61 vota për konstituimin e Kuvendit, na duhet bashkëpunim

Ujkani: Nuk i kemi 61 vota për konstituimin e Kuvendit, na duhet bashkëpunim

Ujkani: Po bllokohet qëllimisht Albulena Haxhiu – ngërçi në Kuvend është politik, jo personal

Ujkani: Po bllokohet qëllimisht Albulena Haxhiu – ngërçi në Kuvend është politik, jo personal

Emisioni “Info Nata” 08.07.2025

Emisioni “Info Nata” 08.07.2025

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Viktima pati halucinacione, pamjet e plota ende nuk janë bërë publike

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Viktima pati halucinacione, pamjet e plota ende nuk janë bërë publike

AME: Gjatë së hënës u raportuan 41 vatra zjarri, 14 aktive ende aktive

AME: Gjatë së hënës u raportuan 41 vatra zjarri, 14 aktive ende aktive

Drita fiton ndeshjen e parë

Drita fiton ndeshjen e parë

Aliu: Trajnimet policore janë zbehur, reagimi i Policëve më shumë emocional se profesional

Aliu: Trajnimet policore janë zbehur, reagimi i Policëve më shumë emocional se profesional

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X