Jeton Syla kishte kërcënuar përmes telefonit bashkëshorten e tij, Arlinda Zekaj e vrarë nga kunati më 25 dhjetor.
Sipas aktakuzës, Syla përmes telefonit në dhjetor të vitit 2025 e kishte kërcënuar Zekaj me fjalët “Ka me të mbyt me të ngreh zhag…” duke i kërkuar të largohej nga shtëpia.
Madje, sipas aktakuzës, të cilen e ka siguruar Tëvë1, viktima ishte kërcënuar edhe me privim nga e drejta për ta parë djalin e saj.
“Ski me e pa djalin nëse jam gjallë unë”.
Siç përshkruan aktakuza, çifti për një kohë të gjatë kishin jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në vitin 2024 Arlinda Zekaj së bashku me djalin e saj ishin kthyer në Kosovë, ku kishin ndërtuar një shtëpi. Ndërsa i akuzuari, sipas deklarimeve në aktakuzë, ka udhëtuar shpesh në relacionet Kosovë-Amerikë.
Për këtë rast, Prokuroria i kishte ngritur atij aktakuzë më 23 tetor të vitit 2026, dy ditë para se Arlinda të vritej nga kunati i saj, Albert Syla i cili momentalisht ndodhet në arrati.
Jeton Syla në natën e vrasjes ishte ndaluar për 48 orë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj Arlindës.
Arlinda, me të kthyer nga stacioni policor ku ishte intervistuar në cilësinë e viktimës dyshohet se është goditur për vdekje me mjet të fortë nga Albert Syla./teve1.info/







