Eliminimi i Juventusit në fazën play-off të Ligës së Kampionëve ka sjellë zhgënjim të madh te drejtuesit e ekipit nga Torino, të cilët tashmë po mendojnë për ndryshimin e trajnerit.
Mësohet se trajneri aktual Thiago Motta mund të shkarkohet për shkak se nuk ka arritur objektivin minimal të klubit në Champions, e që ishte kualifikimi në 1/8 e finales.
Në fakt, te Juventusi po mendojnë shkëputjen e kontratës me Mottan më së largu në fund të sezonit për shkak se drejtuesit nuk janë të kënaqur as me lojën e as rezultatet e ekipit.
Krahas eliminimit në Champions, Motta ka dështuar edhe në Superkupën e Italisë kurse në Serie A, Juventusi renditet i katërti në tabelë dhe është në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Motta mori drejtimin e Juventusit para fillimit të këtij sezoni dhe me skuadrën nga Torino ka kontratë deri në verën e vitit 2027.