Juventusi të shtunën e mposhti në shtëpi Leccen me rezultatin 2:1 në ndeshjen që i takoi javës së 32-të të Serie A.
Të dy golat “Zonja e Vjetër” i realizoi në pjesën e parë.
Teun Koopmeiners shënoi për 1:0 në minutën e dytë.
Supertalenti turk, Kenan Yildiz, në minutën e 33-të e realizoi golin e dytë.
Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Federico Baschirotto në minutën e 87-të.
Te Lecce në bankën e rezervistëve ishin dy mesfushorët e Shqipërisë, Ylber Ramadani e Medon Berisha.
Juventusi ka 59 pikë dhe renditet në zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.
Lecce ka 26 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës. Po lufton për mbetje në ligë.