TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Juristi Mujaj: Kosova duhet të shkojë sërish në zgjedhje, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka skaduar

by teve1
1 muaj ago
2
A A
Juristi Mujaj: Kosova duhet të shkojë sërish në zgjedhje, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka skaduar

Juristi Muhamet Mujaj ka vlerësuar se Kosova duhet të shkojë sërish në zgjedhje, pasi, sipas tij, ka skaduar afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Mujaj ka thënë se Kushtetuta përcakton një afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, i cili, sipas tij, ka përfunduar më 7 gusht.

Ai ka konsideruar se vazhdimi i seancës konstituive më 8 gusht përbën shkelje kushtetuese.

Sipas tij, interpretimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe të përfaqësuesve të partisë në pushtet lidhur me afatin kushtetues janë interpretime në favor të tyre.

“Nëse i marrim parasysh deklaratat në të kaluarën të Kurtit dhe të gjithë atyre që kanë pozita shtetërore, me të vërtetë është për keqardhje se si të njëjtit arrijnë t’i interpretojnë në favor të tyre procedurat kushtetuese, të cilat realisht nuk qëndrojnë ashtu siç deklarojnë lidhur me afatet kohore për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit. Afati kushtetues ka skaduar dhe nuk ka mbetur asgjë tjetër përveçse të shkohet në zgjedhje të reja, për shkak se Kushtetuta ka paraparë një afat të caktuar prej 30 ditësh. Ne e kemi parë opozitën që ka tentuar me çdo kusht, një natë para skadimit të afatit kushtetues, që të mblidhet dhe të caktohet një seancë, gjë që nuk ndodhi dhe seanca u caktua për të nesërmen, çka përbën një shkelje të re kushtetuese, për të cilën mendoj se nuk ka pasur fare nevojë. Ne kemi pasur 30 ditë, gjatë të cilave e kemi parë fare mirë se sa janë angazhuar për të gjetur një zgjidhje. Përveç dy a tri takimeve të Vetëvendosjes me LDK-në, nuk kemi parë diçka serioze në drejtim të zgjidhjes së krizës”, ka deklaruar ai.

Mujaj ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si janë zhvilluar përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, takimet ndërmjet dy subjekteve politike nuk kanë qenë të mjaftueshme për të zgjidhur krizën institucionale.

“Më tepër kanë qenë jo bisedime, por një makijazh për publikun, sepse sikur realisht të kishte pasur seriozitet, do të ishte thirrur seanca brenda atij afati 30-ditor, pa pasur nevojë të vazhdohej me bisedime. Realisht, bisedimet me opozitën do të mund të vazhdonin edhe në forma të tjera, por ishte dashur të caktohej seanca dhe jo të pritej deri në përfundimin e afatit”, ka thënë ai.

Juristi e ka cilësuar afatin kushtetues si “prekluziv”, duke argumentuar se me skadimin e tij humbet edhe e drejta për të vepruar brenda atij afati.

“Ne juristët i themi ky është një afat prekluziv që me humbjen e të cilit humbet edhe e drejta dhe në këtë rast është humbur afati 30-ditor për konstituim të Kuvendit dhe me keqardhje e them duhet të shkohet në zgjedhje”, ka deklaruar Mujaj.

Ai ka paralajmëruar se çdo përkrahje e opozitës për vazhdimin e procesit pas skadimit të afatit mund të krijojë, sipas tij, një precedent për raste të ngjashme në të ardhmen./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot nis shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër Thaçit për pengim të drejtësisë

Sot nis shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër Thaçit për pengim të drejtësisë

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën