TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jostabiliteti politik e zgjidhja e problemeve me Serbinë, shkaktarë për mungesë të investitorëve të huaj

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Jostabiliteti politik e zgjidhja e problemeve me Serbinë, shkaktarë për mungesë të investitorëve të huaj

Jostabiliteti politik dhe zgjidhja e problemeve me Serbinë, po konsiderohen nga njohësit e çështjeve ekonomike si shkaktarë kryesorë për mungesë të investitorëve në vend.

Sipas tyre, mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi dhe krizat që prodhon ky dialog, i mbyll rrugë ardhjes së investitorëve në vend.

Ata kanë përmendur edhe mungesën e ligjeve adekuate.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu ka thënë për Ekonomia Online se krizat në veri të vendit e pamundësojnë ardhjen e investitorëve.

Gërxhaliu thotë se duke parë krizat politike dhe bllokadat në veri, asnjë kompani serioze nuk e ka guximin të investojë në Kosovë, për çka thotë se nuk është e sigurt nëse të nesërmen mund të importojë apo eksportojë.

“Përballë të vërtetës qëndron vetëm e vërteta dhe definitivisht Kosova po i paguan një çmim shumë të shtrenjtë, mungesës së stabilitetit politik, deri sa nuk do të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë ne do të flasim për investime dhe për investitorë të huaj por ato nuk do të jenë në Kosovë, sepse nuk e besoj që dikush është i krisur të investojë 200 apo 300 milionë euro në një vend që një ditë zgjohet në mëngjes dhe bllokohen të gjitha rrugët dhe nuk mund të ketë import të lëndës së parë, nuk mund të ketë eksport të prodhimeve do të jetë i penguar në forma të ndryshme dhe në këtë drejtim besoj që duhet të kuptohet e vërteta që emëruesi i përbashkët i zgjidhjes së problemit për investitorë të huaj në Kosovë është stabiliteti politik dhe zgjidhja e problemeve me Serbinë”, u shpreh Gërxhaliu.

Ai ka përmendur investimet e huaja në shtetet e rajonit. Thotë se në këtë drejtim ato janë më agresive.

Ai ka kritika edhe për mungesë të ligjeve adekuate në vend, për çka bën fajtor spektrin politik.

“Po e shihni vendet e rajonit janë shumë agresive në këtë drejtim, në Serbi kemi brendet evropiane me shumicë, Maqedonia e Veriut po ashtu është mjaft atraktive po e shihni që Mali i Zi po ashtu e ka ndryshuar qasjen, Shqipëria në veçanti sa i përket turizmit dhe energjetikës, prandaj vërtetë duhet të kemi stabilitet politik dhe tek atëherë të fillojmë me kampanjat promovuese për investitorë të huaj, në fund të fundit duhet të kuptohet e vërteta tjetër që Kosova vuan në mungesë të ligjeve”, u shpreh ai.

Edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Besnik Avdija, thotë se fajtorë kryesor për mungesë të investimeve të huaja është situata politike në vend. Ndër shkaktarët kryesor sipas Avdijajt është situata me Serbinë, për çka në pjesë veriore e Kosovës po shkaktohen trazira nga grupet kriminale.

“… faktorët që kontribuojnë më së keqi janë të lidhur me aspektin politik situata jo stabile me aspektin politik tek ne trazirat e here pas here që po shkaktohen sidomos në lidhje me Serbinë edhe me pjesët veriore të vendit kanë krijuar një lloj mjegullnaje tek investitorët e huaj që nuk e shohin shumë të leverdishme që të investojnë në një vend që nuk ju ofron siguri, qoftë siguri fizike qoftë siguri të investimit afatgjatë për të mos thënë ato aspektet e tjera ligjore që shpesh herë ndryshimi i pushteteve po sjellë edhe fryma të ndryshme në aspektin fiskal në aspektin e politikave ekonomike ose edhe në procedura tjera burokratike te biznesit”, thotë Avdija.

Avdiaj ka cituar edhe ekspertët e huaj se pikërisht krizat politike, frikësojnë investitorët e huaj.

“Këto vlerësime i kanë bërë edhe disa ekspert të tjerë veçanërisht edhe ekspertë nga institutet e njohura ne Evropë dhe SHBA thirrjet parashikimet negative që do të ketë krizë të nivelit të luftës ndodhta janë kontribut dhënëse jashtëzakonisht shumë që të frikësohen edhe investitorët momental që i kemi në vend”./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Të paktën 33 izraelitë u plagosën në një sulm iranian në qytetin e Aradit

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën