TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Joseph kritikon Qeverinë: Çështja e dinarit ishte një gabim trashanik – Fiasko e plotë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Joseph kritikon Qeverinë: Çështja e dinarit ishte një gabim trashanik – Fiasko e plotë

Dështimi i Kosovës së fundmi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, sipas profesorit amerikan, Edward P. Joseph nxjerr në pah një situatë të brishtë për konsolidimin e saj ndërkombëtar.

Eksperti dhe ligjëruesi nga Universiteti “Johns Hopkins”, Edward P. Joseph tha se institucionet e Kosovës duhet të riparojnë marrëdhëniet me aleatët perëndimorë duke përmbushur kërkesat që i janë parashtruar.

Mungesa e mbështetjes për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës është shembulli i fundit i vështirësive dhe paqartësive që rrethojnë konsolidimin e pozitës së Kosovës në komunitetin ndërkombëtar si dhe marrëdhëniet me aleatët e saj.

Njohësit e zhvillimeve në Kosovë i thanë Zërit të Amerikës se Kosova dhe aleatët e saj duhet të rishqyrtojnë strategjinë aktuale, e cila përqendrohet në dialogun dhe marrëveshjet që dalin nga ai.

Eksperti nga Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare pranë Universitetit Johns Hopkins, Edward P. Joseph thotë se udhëheqësit e Kosovës duhet të heqin dorë nga politikat përçarëse me bashkësinë ndërkombëtare dhe komunitetin serb në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës duhet të përqendrohet në mbrojtjen e interesave strategjike të Kosovës, në avancimin e tyre, dhe jo te disa interesa politike që përçajnë dhe polarizojnë shoqërinë dhe krijojnë një klimë populiste, duke përkeqësuar marrëdhëniet me serbët e Kosovës dhe shtuar tensionet me ta. Është qasje plotësisht e gabuar. Çështja e dinarit ishte një gabim trashanik. Fiasko e plotë. Ka edhe veprime tjera provokuese…dhe duhet të marrin fund. Këshilli i Evropës është një mundësi e rëndësishme dhe Kosova nuk duhet ta humbasë atë”, thotë Joseph.

Ai vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë në pikën më të ulët dhe se nuk është në interesin e Kosovës t’i trajtojë me shkujdes marrëdhëniet e saj me aleatët kryesorë.

“Kjo është pika më e ulët në marrëdhëniet (ndërmjet dy vendeve). Unë kam qenë i angazhuar në Ballkan që nga viti 1999, kur menaxhoja kampet e refugjatëve në Stankovec… Kemi punuar shumë dhe e dimë sa e vështirë ishte. Marrëdhëniet SHBA-Kosovë nuk janë vetëm marrëdhënie teknike politike, janë një lidhje e thellë që vazhdon të ketë pasoja politike. Putini dhe Xi Jinping-u ende flasin për vitin 1999 dhe ndërhyrjen e NATO-s, nuk e kanë harruar. Ishte një hap i madh që Shtetet e Bashkuara bënë për të ndërhyrë. Dhe të shohësh këto marrëdhënie të trajtohen në një formë kaq të shkujdeshme për të fituar ca pikë se gjoja nuk kemi më nevojë t’i dëgjojmë Shtetet e Bashkuara. Përse? SHBA nuk janë diktator i tipit të Rusisë që po mundohet të minojë sovranitetin e Kosovës. Shtetet e Bashkuara janë përkrahëse të Kosovës. Nuk është në interesin e Kosovës. Në këtë botë të ndërlikuar dhe të rrezikshme, Kosovës i duhen miq të fuqishëm dhe ata duhet respektuar”, thotë zoti Joseph.

Ndihmës Profesori Kushtrim Istrefi nga Universiteti i Utrehtit, i cili në baza vullnetare ka ndihmuar së fundmi Qeverinë e Kosovës në përpjekjet për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, thotë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshme për mësimet e dala nga ky proces. Ai thotë se shtetet e Kuintit nuk janë më të unifikuara në qasjen e tyre ndaj Kosovës dhe se po vënë një theks të madh te dialogu me Serbinë, duke u shndërruar, siç thotë ai, “në palë neutrale në proceset e përkrahjes së Kosovës.”

“Për këtë duhet një reflektim më i gjerë, sepse mendoj se përkrahja e Kuinitit është reduktuar në përkrahje të dialogut dhe jo në misionin e tij më të gjerë, atë të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, deklaron zoti Istrefi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Krasniqi: Degradimi i raporteve me SbBA-në i konvenon vetëm kundërshtarëve të Kosovës

​Krasniqi: Degradimi i raporteve me SbBA-në i konvenon vetëm kundërshtarëve të Kosovës

Sfidat në vreshtat e Rahovecit – Fermerët ankohen për mungesë të fuqisë punëtore

Sfidat në vreshtat e Rahovecit – Fermerët ankohen për mungesë të fuqisë punëtore

Pse kryetarët e komunave s’realizuan të gjitha premtimet?

Pse kryetarët e komunave s’realizuan të gjitha premtimet?

Pas pezullimit të dialogut strategjik kërkohet reflektim nga liderët shtetërorë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Emisioni “Këndi i Debatit” 13.09.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 13.09.2025

Goleadë e Bayernit ndaj Hamburgut

Bayern Munchen “shpartallon” Hamburgun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën