Platforma “Jo në emrin tim” ka thirrur protestë sot në orën 12:00 me kërkesën për miratim në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen.
Protesta do të mbahet në sheshin “Skenderbeu”.
Ndërkohë që nga ora 9:00 Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thirrur një protestë tjetër.
Mbrëmë protesta u shoqëruar me tensione, pasi Policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve pas hedhjes së mjeteve piroteknike në drejtim të Qeverisë dhe Kuvendit.
Poashtu policia përdori edhe topa uji për largimin e protestuesve nga sheshi, të cilët kishin bllokuar hyrjet e Kuvendit dhe nuk lejonin deputetët të dilnin nga objekti i Kuvendit.
Policia ka bërë të ditur se tensioneve të mbrëmshme janë shoqëruar në polici tre protestues, ndërsa 6 policë kanë pësuar lëndime.
Ndërsa, sipas emergjencës së QKUK-së, 12 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore mbrëmë sipasojë e lëndimeve gjatë protestës.




