TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jessie J thotë se kanceri i gjirit ia ka ndryshuar të gjithë botën

by TËVË 1
4 muaj ago
0
A A
Jessie J thotë se kanceri i gjirit ia ka ndryshuar të gjithë botën

Këngëtarja britanike Jessie J ka treguar se diagnostikimi me kancer gjiri ia ka ndryshuar “tërë botën” dhe mënyrën si e sheh jetën.

37-vjeçarja në muajin qershor ka njoftuar se ishte diagnostikuar në fazë të hershme të sëmundjes, dhe këtë javë ka folur hapur për përvojën e saj gjatë një fjalimi emocional në Music Industry Trust Awards në Londër, ka raporuar FemaleFirst.

“Ndihem me fat që bëj muzikë dhe e ndajë me botën. Secili prej nesh luan rol që kjo rrotë të vazhdojë të sillet, në një botë që po ndryshon çdo ditë. Të gjithë ne po kalojmë diçka në jetë, gjëra që i bartim me vete në punë ose i lëmë në shtëpi. Por për mua, ky vit ma ka ndryshuar tërësisht botën. Më ka ndryshuar perspektivën, mënyrën si i zgjedh betejat e mia. Kur vdekja të troket në derë, dhe ti duhet ta hapësh, ta përballosh e ta përzësh me shkelm… gjithçka ndryshon”, ka thënë ajo.

Autorja e hitit “Price Tag” ka pranuar javën e kaluar se ishte ndier “e zhgënjyer” pasi operacioni i saj i dytë në gji u shty, ani pse ajo kishte anuluar turneun në SHBA pikërisht për ta kryer ndërhyrjen.

“Disa prej jush ndoshta e dini, disa jo. Doja të bëja një operacion të dytë para dy javësh. Një javë më parë, kirurgu im më tha se situata dukej më e ndërlikuar se sa mendonte dhe më dërgoi te një kirurg tjetër. Ai më tha se operacioni mund të presë pak. Sigurisht që u ndjeva e zhgënjyer, sepse kisha anuluar gjithë turneun, por është diçka që nuk e kontrolloj dot. Dy kirurgë, dy mendime të ndryshme”, pati shpjeguar ajo në një video në Instagram.

Jessie kishte kaluar një mastektomi në qershor, pak pasi mori diagnozën. Megjithatë, vetëm disa javë pas operacionit, ajo u rikthye në skenë për të performuar në BBC Radio 2 In The Park në Essex, vendlindjen e saj.

Para publikut, ajo u tregua e sinqertë për gjendjen shëndetësore.

“Disa prej jush ndoshta e dini, disa jo, por sot bëhen 11 javë që kam bërë operacion për kancer gjiri.
Kur dola në skenë herën e kaluar, nuk e dija çfarë do të ndodhte. Ende jam në proces shërimi… Jam jashtëzakonisht mirënjohëse që jam këtu. Nuk keni ide sa shumë më gëzon, t’ju shoh duke kënduar këngët e mia pas kaq shumë vitesh. Ndjehem si një fëmijë i vogël që ende po bën atë që do më shumë në botë”, ka thënë ajo.

Tags: Jessie JKanceri i gjiritTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri!

Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri!

Bebe Rexha rrëfen historinë e çuditshme nga marrëdhënia e kaluar

Bebe Rexha rrëfen historinë e çuditshme nga marrëdhënia e kaluar

Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

Dua Lipa rikthehet në studio muzikore në Paris, fansat presin projekte të reja!

Dua Lipa rikthehet në studio muzikore në Paris, fansat presin projekte të reja!

Publikohen emrat e 57 deputetëve të Vetëvendosjes

VV-ja mblidhet sot, në fokus edhe çështja e Presidentit

Shpërthime të reja dëgjohen në Dubai, re tymi mbi portin Jebel Ali

Shpërthime të reja dëgjohen në Dubai, re tymi mbi portin Jebel Ali

Dita Ndërkombëtare për Zero Diskriminim

Dita Ndërkombëtare për Zero Diskriminim

Moti sot në Kosovë

Moti sot në Kosovë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën