TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë

by tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë

Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK, Dr. Mimoza Berbatovci Ukimeraj, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas pesë vitesh në detyrë.

Ajo tha se vendimi erdhi për shkak të mungesës së bashkëpunimit institucional me drejtuesit e ShSKUK-së dhe QKUK-së, si dhe presioneve të vazhdueshme që, sipas saj, kanë cenuar pavarësinë profesionale dhe kanë pamundësuar ushtrimin normal të detyrës.

“Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të ushtruar detyrën me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, në rrethana të karakterizuara nga mungesa e bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të SHSKUK-së dhe QKUK-së dhe nga presionet e vazhdueshme që kanë cenuar pavarësinë time profesionale si dhe kanë pamundësuar ushtrimin normal të përgjegjësive që burojnë nga kjo pozitë”, ka shkruar Berbatovci Ukimeraj.

Në bilancin e punës së saj, ajo veçoi funksionalizimin e Qendrës së Hemodializës në Rahovec, nisjen e shërbimit të hemodializës në Podujevë, fillimin e matjes së barnave imunosupresive për pacientët e transplantuar, si dhe nisjen e shërbimit të plazmaferezës terapeutike.

Ajo përmendi edhe furnizimin e Klinikës me aparatura të reja të hemodializës, ndërsa tha se gjatë mandatit të saj është avancuar edhe projekti për ndërtimin e objektit të ri të Klinikës së Nefrologjisë me Hemato-Onkologji.

Sipas saj, disa projekte kanë mbetur në fazën përfundimtare ose në pritje të realizimit, përfshirë fillimin e biopsisë renale, funksionalizimin e mikroskopit për sedimentin urinar, renovimin e Shërbimit të Hemodializës dhe pranimin e aparatit PrisMax Flex.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Etno Festi vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit

Kurti: Etno Festi vazhdon ta bëjë Kukajn një vendtakim të artit

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq dhe Gjuriq kundër reagimit të Shqipërisë për Ibrin: Çfarë lidhje ka me Shqipërinë?

Kufizime për kamionët mbi 20 tonë nesër në autoudhë

Kufizime për kamionët mbi 20 tonë nesër në autoudhë

Auto Draft

Vendosja e Policisë së Kosovës tek Ura e Ibrit, por kur pritet hapja e kësaj ure në Mitrovicë?

72 ditë protestë, qytetarët vijojnë tubimin para Kryeministrisë

Bashkëluftëtarët e kujtojnë Bekim Berishën – “Abejën” – si strateg të luftës

Bashkëluftëtarët e kujtojnë Bekim Berishën – “Abejën” – si strateg të luftës

Mirëpritet iniciativa – hapet dyqani i parë për uniformat e veteranëve

Mirëpritet iniciativa – hapet dyqani i parë për uniformat e veteranëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën