TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Javë kyçe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
A është e mundur marrëveshja pa njohjen Kosovë – Serbi?  

Kjo javë shihet si afati kur Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë hapin kyç në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duke pranuar disa kërkesa dhe propozime që ua kanë paraqitur të shtunën pesë emisarë të lartë perëndimorë.

Kështu pohojnë burimet diplomatike në BE, por pa dhënë hollësi se cilat janë propozimet konkrete që u janë prezantuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë, thonë se “afati për t’u deklaruar nuk është i gjatë, është shumë i shkurtër, më së largu deri të enjten, kur në Bruksel takohen shefat e shteteve apo qeverive të BE-së në samitin e Këshillit Evropian”.

Në një komunikatë të Qeverisë së Kosovës u tha se “të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij”.

As aty nuk u dhanë detaje se për çfarë plani bëhet fjalë.

Kurti edhe Vuçiq pritet të jenë në Bruksel të enjten dhe, nëse do të ketë përparim nga ta, atëherë në konkluzat e samitit të BE-së pritet të përfshihet një porosi për Kosovën dhe Serbinë dhe procesin e dialogut.

Disa burime diplomatike në Bruksel thonë se kërkesat për Kosovën kanë të bëjnë me pranimin e një drafti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa ato për Serbinë me respektimin pa kushte të obligimeve nga aneksi i pranuar në Ohër për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Të shtunën, në Prishtinë dhe Beograd qëndruan përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përfaqësuesi i lartë i Francës, Emanuel Bonne, i Gjermanisë, Jens Plotner dhe i Italisë, Alessandro Cattaneo.

Temë diskutimi ishte vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

Përfaqësuesit e dy vendeve janë takuar për herë të fundit më 14 shtator, por pa ndonjë përparim.

Dhjetë ditë pas ka ndodhur sulmi një Banjskë, kur grupe të armatosura kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter.

Kosova ka bërë përgjegjëse Serbinë për këtë sulm dhe ka thënë se nuk do t’u kthehet bisedimeve pa u ndëshkuar shteti fqinj.

Serbia e ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë se është duke e hetuar sulmin edhe vetë.

Situata në Kosovë dhe bisedimet e saj me Serbinë janë temë diskutimi edhe në takimin e sotëm të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Për këtë pritet të flasë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Ministrat pritet të njihen edhe me vizitën që pesë përfaqësuesit e lartë perëndimorë kanë zhvilluar në Kosovë dhe Serbi.

Gjatë kësaj jave, edhe vetë Lajçak pritet t’i njoftojë përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për përparimin në këtë proces.

Situata në Kosovë dhe normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi ka qenë, po ashtu, temë e diskutimeve në samitin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që është zhvilluar të premten, shkruan REL.

Si ShBA-ja, ashtu edhe BE-ja kanë bërë thirrje për zbatimin “e shpejtë dhe pa kushte” të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për kthimin e palëve në dialog.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011. Ndonëse kanë arritur dhjetëra marrëveshje, shumë prej tyre kanë mbetur pa u zbatuar.

Ndër pikat më të nxehta të dialogut është Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

E arritur në vitin 2013, ajo nuk është zbatuar kurrë, pasi zyrtarët në Prishtinë kanë shprehur shqetësime se kompetencat e gjera për këtë asociacion, do të mund të ndikonin negativisht në funksionalitetin e shtetit.

Por, nga ShBA-ja kanë porositur Kosovën se themelimi i këtij asociacioni duhet të jetë ndër hapat e parë që duhet t’i bëjë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Tags: BEDialogu Kosovë-SerbiQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut zgjoi ndërgjegjen kombëtare për mosnënshtrim

Kurti: Rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut zgjoi ndërgjegjen kombëtare për mosnënshtrim

Ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor tash e 10 muaj në sirtarët e Kushtetueses

Ligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor tash e 10 muaj në sirtarët e Kushtetueses

Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund Pandëshkueshmërisë ndaj Krimeve kundër Gazetarëve

Dita Ndërkombëtare për t’i dhënë fund Pandëshkueshmërisë ndaj Krimeve kundër Gazetarëve

Vjedhje në xhamitë në Fushë-Kosovë dhe Ferizaj, Policia nis hetimet

Sulm me thikë në një tren në Britani, 10 të plagosur, 9 në gjendje kritike

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një person në Prishtinë për falsifikim dhe shitje të pronave të AKP-së

Arrestohet një polic serb në Jarinjë për kontrabandë armësh dhe municionesh

Arrestohet një polic serb në Jarinjë për kontrabandë armësh dhe municionesh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën