TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Java e Policisë: 54 të arrestuar në operacione kundër krimit, mashtrimeve dhe dëmtimit të ambientit

by Lindrit Zejnullahu
11 muaj ago
1 0
A A

Java e parë e qershorit ishte plot punë për Policinë e Kosovës.

Një grup kriminal u shkatërrua pasi u arrestuan 22 persona mga njësia e anti-drogës.

Edhe në rajonin e Gjilanit u ndaluan 15 persona, që dyshohet se përmes mashtrimeve kompjuterike shkaktuan dëm mbi 160 mijë euro.

E të mërkurën u arrestuan 17 persona të tjerë pasi që me mjetet e tyre shkaktuan dëmtim të rrjedhës së lumit Drini i Bardhë.

Gjithë këto veprime po i sheh të duhura, nënkoloneli në pension Refki Morina.

Sipas tij, të njëjtat tregojnë për efektshmërinë e institucioneve.

“Është një koordinim i mirë mes Policisë, AKI-së, Prokurorisë dhe Gjykatës dhe popullatës, informatave të vazhdueshme për arsye se ju e dini që çdo operacion që zhvillohet nga Policia paraprakisht i prijnë informatat inteligjente, andaj mendoj se një bashkëpunim i tillë me AKI-në, me Prokurorinë por edhe Gjykatat por edhe me qytetarët, informatat e tyre të vazhdueshme të tyre rezultatet do të jenë këto çfarë i kemi parë javët në vazhdim”, tha Morina.

Madje, ai pret që aksione të tilla të ketë edhe në vazhdim në parandalimin e dukurive negative.

“Sidomos në javët e fundit ka qenë një sukses i mirë i Policisë së Kosovës. Unë mendoj që Policia duhet të vazhdojë me këmbëngulje që të bashkëpunojë dhe të ketë informata inteligjente sa më shumë por edhe të bashkëpunojë me qytetarë të ketë informata nga qytetarët, ato të përpunohen në mënyrë që kryerësit e veprave penale të dërgohen para organeve të drejtësisë”, tha ai.

E ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, thotë se puna e këtij institucioni tashmë është etabluar dhe argumentuar si punë serioze drejt ushtrimit të autorizimeve të tyre.

“Dhe rezultati tashmë po besoj është evident. Natyrshëm që pas çdo aksioni të Policisë së Republikës së Kosovës pasojnë faza tjera hetimore, pasojnë faza tjera si në Prokurori të Shtetit, po ashtu eventualisht edhe në procedurë gjyqësore, prandaj kjo punë fillestare e Policisë duhet të finalizohet pastaj edhe në procedura tjera gjyqësore dhe deri në atë moment për çdo të dyshuar duhet të vlerë parimi i prezumimit të fajësisë”, tha Valdet Hoxha.

Këto aksione janë cilësuar si më të mëdhat të zhvilluara ndonjëherë nga Policia, ku janë angazhuar qindra policë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Takimi Kurti – Vuçiq, Muja: Kosova ta definojë nëse ka marrëveshje

Muja: Sektori i qumështit po përballet me presione nga jashtë, dyshohet zëvendësimi i yndyrave shtazore me ato bimore

ShBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

ShBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Humb jetën pas një jave personi që u vetaksidentua me motoçikletë në Pejë

Vjosa Osmani prezanton Visar Xanin si pjesë të ekipit të saj

Anija turistike e prekur nga Hantavirusi mbërrin në portin spanjoll, ndërsa nis evakuimi

Anija turistike e prekur nga Hantavirusi mbërrin në portin spanjoll, ndërsa nis evakuimi

Të paktën tre palestinezë të vrarë nga sulmet e reja izraelite në Gaza

Të paktën tre palestinezë të vrarë nga sulmet e reja izraelite në Gaza

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

Putin sugjeron se luftës në Ukrainë “po i vjen fundi”

Vjosa Osmani prezanton Visar Xanin si pjesë të ekipit të saj

Vjosa Osmani prezanton Visar Xanin si pjesë të ekipit të saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën