TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Java e Albanologjisë”- Kurti theksoi rëndësinë e dijes albanologjike ndër shekuj

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
“Java e Albanologjisë”- Kurti theksoi rëndësinë e dijes albanologjike ndër shekuj

Ka nisur edicioni i 15-të i “Java e Albanologjisë”, që organizohet nga Instituti Albanologjik. Prezent në hapjen e këtij aktiviteti ishte edhe kryeministri Kurti, që theksoi rëndësinë e dijes albanologjike ndër shekuj për shqiptarët.

Nga e hëna, filloi “Java e Albanologjisë”, nën organizimin e Institutit Albanologjik.

Kjo ngjarje llogaritet të jetë ndër më të mëdhatë që zhvillohen nën patronatin e këtij institucioni.

“Themelimi i këtij aktiviteti shkencor është bërë sipas parimit që secila nga pesë degët e Institutit të Albanologjisë të organizojë nga një sesion shkencor. Temat e sesioneve caktohen në fillim të vitit, përfshirë planin e punës. Gjithashtu Instituti Albanologjik mund të organizojë edhe konferenca edhe me një temë bosht për të gjitha disiplinat albanologjike, sidomos me rastin e përvjetorëve të rëndësishme që ndërlidhen me të kaluarën dhe kulturën shqiptare. Përveç punonjësve shkencor të Institutit Albanologjik ftohen edhe albanologë të dëshmuar nga bota dhe trojet etnike shqiptare”, tha Lulwzim Lajçi nga Instituti Albanologjik .

Në nisjen e këtij aktiviteti, prezent ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij, dija fillestare albanologjike, ndikoi në zgjimin kombëtar të shqiptarëve ndër shekuj.

“Në termin e albanologjisë janë përmbledhur dijet nga disa disiplina shkencore, siç kanë të bëjnë me gjenezën, historinë dhe kulturën e kombit shqiptar. Si e tillë ajo ka nisur si interesim i shkencëtarëve të huajë me çështjen shqiptare. Për ta çështja shqiptare kishte të bënte me përcaktimin shkencor të origjinës dhe historinë e kombit shqiptar dhe të gjuhës së tij, si dhe vendet që kjo e fundit zinte në mozaikun e gjuhëve indoevropiane. Dija fillestare albanologjike, ajo e shekullit 18 dhe 19 ndihmoi shumë në zgjimin kombëtar të shqiptarëve në gjysmën e dytë të shekullit 19”, tha Kurti.

Ai potencoi edhe rritjen e numrit të studentëve në drejtimet e gjuhësisë dhe letërsisë.

“Para dy muajve morëm edhe vendimin për të ndarë bursa bachelor dhe master për studentë që vijojnë programet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Falë kësaj në këtë vit akademik numri i aplikimeve në programin Gjuhë Shqipe nga 20 sa ishte vitin e kaluar tash është 105, në Letërsi Shqipe nga 6 sa ishte vitin e kaluar tash është 79”, u shpreh Kurti.

Ky është edicioni i 15-të i “Java e Albanologjisë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

U promovua libri “Kur heshtja flet” për gjykimin në Hagë

U promovua libri “Kur heshtja flet” për gjykimin në Hagë

Peticion online për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

Peticion online për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

Historia e vërtetë pas filmit të Al Pacinos, nata kur Frank Serpico u “la të vdiste” nga kolegët e tij në Nju Jork

Historia e vërtetë pas filmit të Al Pacinos, nata kur Frank Serpico u “la të vdiste” nga kolegët e tij në Nju Jork

Filmi kosovar “Shame and Money” fiton çmimin kryesor në Sundance 2026

Filmi kosovar “Shame and Money” fiton çmimin kryesor në Sundance 2026

Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

Koalicioni qeverisës nuk do ketë asnjë bashkëpunim me Listën Serbe, thotë Kusari-Lila

Kusari-Lila premton luftë ndaj inflacionit dhe abuzimit me çmime

Kusari-Lila premton luftë ndaj inflacionit dhe abuzimit me çmime

Emisioni “Ditari” 20.02.2026

Emisioni “Ditari” 20.02.2026

Konjufca pret në takim të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së

Konjufca pret në takim të ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së

Bvlgari emëron Dua Lipën si ambasadoren e re të markës!

Bvlgari emëron Dua Lipën si ambasadoren e re të markës!

Maqedonci: Hapet konkursi për 320 ushtarë aktivë në FSK

Maqedonci: Hapet konkursi për 320 ushtarë aktivë në FSK

Kurti emëron Genc Nimonin zëvendësministër të parë të Drejtësisë

Kurti emëron Genc Nimonin zëvendësministër të parë të Drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën