Avokati, Arbër Jashari konsideron se Artan Hajrizi thjesht po mundohet të ruajë statusin e tij para shtetit gjerman me deklaratat lidhur me rastin e Faton Hajrizit që dyshohet se ka vrarë policin serb.
Sipas avokatit, ai duhet ta dijë që pretendimet e tij janë lehtë të argumentueshme, sepse nëse ka qenë vëllai i tij, (Faton Hajrizi) ai ka lënë gjurmë diku.
“Ndoshta vëllau me logjikën e tij po mundohet të krijojë idenë para shtetit gjerman që nuk është I implikuar fare në këtë ngjarje,thjesht më e ruajt statusin e tij atje.
“Përpos që mund të ketë kontradikta dhe mund të mos ketë lidhje logjike në atë që e thotë duhet edhe ta di që pretendimet e tij janë lehtë të provueshme se nëse ka qenë vëllau i tij, ai ka lënë gjurmë diku, ose e ka kapur ndonjë kamerë e rrugës e sigurisë diku” është shprehur ai në emisionin “Këndi I Debatit”në Tëvë1.
Tutje Arbër Jashari ka thënë se Artan Hajrizi do të ishte më mirë të heshte e të mos fliste fare.
Avokati vlerëson se ai më këtë veprim do ta ndihmonte më shumë edhe veten edhe vëllain e tij.
“Ai duhet ta dijë që secilën deklaratë që e thotë mund të ketë fakte ose prova të cilat mund të përdoren kundër tij,kështu që nuk e di ku e gjen këtë motiv,ndoshta më së miri kishte me qenë dhe më së shumti e kishte ndihmu edhe veten edhe vëllaun e tij me hesht e mos me fol fare”, ka thënë avokati Jashari.