TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jashari: Akuzat e Osmanit ndaj Kurtit janë të vonuara dhe shpërfaqje e hipokrizisë

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Jashari: Akuzat e Osmanit ndaj Kurtit janë të vonuara dhe shpërfaqje e hipokrizisë

Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shemsi Jashari, ka vlerësuar se akuzat e ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, janë të vonuara dhe paraqesin hipokrizi politike.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Jashari ka thënë se Osmani do të duhej të kishte reaguar më herët nëse pretendimet e saj për Kurtin kanë qenë serioze dhe në interes të shtetit.

Sipas tij, Osmani ka zgjedhur të flasë vetëm pas përfundimit të bashkëpunimit politik me Kurtin dhe pasi, sipas tij, ai nuk pranoi ta mbështesë për një mandat të dytë presidencial.

“Vjosa Osmani ka zgjedhur të flasë pas një qeverisjeje pesëvjeçare, vetëm atëherë kur Albin Kurti nuk pranoi ta mbështesë për një mandat të dytë si presidente, gjë që, sipas mendimit tim, e vë në dyshim sinqeritetin e saj për të sjellë një frymë ndryshe në skenën politike. Akuzat që po dëgjojmë tani, se Kurti ka qenë rrezik për vendin, se ka kërkuar qira për kampin Bondsteel dhe se ka rrezikuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe të gjitha pretendimet e tjera që mund të dalin gjatë fushatës, mendoj se janë të vona dhe shpërfaqin një lloj hipokrizie. Kjo për faktin se Osmani do të duhej ta paralajmëronte me kohë vendin për këto çështje”, ka deklaruar Jashari.

Ai ka shtuar se, nëse këto shqetësime kanë ekzistuar gjatë mandatit qeverisës, Osmani do të duhej të bashkëpunonte me opozitën dhe të paralajmëronte opinionin publik me kohë.

“Osmani do të duhej ta paralajmëronte me kohë vendin dhe të bashkëpunonte me partitë opozitare kur bëhet fjalë për cenimin e shtetit të Kosovës. Ajo deri në momentin e fundit, kur tashmë ishte mbyllur afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, qëndroi e heshtur me shpresën se do të rizgjidhej edhe për një mandat të dytë. Do ta kuptoja plotësisht si diçka të mirëqenë sikur Osmani, në fund të mandatit, të dilte dhe të thoshte se nuk pranon të zgjidhet pa një bashkëpunim me opozitën, për shkak të dëmeve që, sipas opozitës, janë shkaktuar gjatë pesë viteve të qeverisjes së Albin Kurti. Opozita ka folur vazhdimisht për prishjen e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pezullimin e dialogut për bashkëpunim strategjik Kosovë-SHBA dhe sanksionet që Kosova ka përjetuar gjatë qeverisjes së Kurtit, por që të gjitha këto kanë ndodhur edhe brenda mandatit të Osmanit”, ka përfunduar ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Nuk kanë pasur asnjë arsye të qëndrojnë gjashtë vite këtu”, thotë djali i Jakup Krasniqit nga Haga

“Nuk kanë pasur asnjë arsye të qëndrojnë gjashtë vite këtu”, thotë djali i Jakup Krasniqit nga Haga

LVV në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës

LVV në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës

Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë rritet për 21,20%

Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë rritet për 21,20%

Haxhiu pret ambasadoren e re të Holandës, i uron suksese në misionin e saj të ri diplomatik

Ukraina gati të ndalojë sulmet në Rusi nëse Moska nuk godet infrastrukturën ukrainase

Ukraina gati të ndalojë sulmet në Rusi nëse Moska nuk godet infrastrukturën ukrainase

LVV në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës

LVV në Prishtinë dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës

Anije ruse qëllon drejt helikopterit danez, ndërsa NATO rrëzon dron mbi Lituani

Anije ruse qëllon drejt helikopterit danez, ndërsa NATO rrëzon dron mbi Lituani

Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë rritet për 21,20%

Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë rritet për 21,20%

Haxhiu pret ambasadoren e re të Holandës, i uron suksese në misionin e saj të ri diplomatik

Haxhiu pret ambasadoren e re të Holandës, i uron suksese në misionin e saj të ri diplomatik

​KDI kërkon masë të përkohshme nga Kushtetuesja për Kuvendin dhe Qeverinë

​KDI kërkon masë të përkohshme nga Kushtetuesja për Kuvendin dhe Qeverinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën