Sipas Jasharajt, greva do të ndërpritet në momentin që Qeveria do ti plotësojë kërkesat e SBASHK-ut.
Teksa ai shtoi se takimi me Komisionin për Arsim i cili po mbahet sot është dashur të mbahet më herët sepse sipas tij, të gjithë kan qenë të lajmëruar për grevën.
“Takimi me këtë komision është dashtë me u mbajtë qe 4 muaj, se kanë qenë të gjithë të lajmëruar per grevën. Grevën e mbyllin vetëm kryeministri Kurti, e para e arsimit dhe ministri Murati. Kur ti plotësojnë ata tre kërkesat, mbyllet greva”. tha ai./ teve1.info./