TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Japonia tronditet nga një termet i fuqishëm

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Japonia tronditet nga një termet i fuqishëm

Japonia është tronditur nga një termet i fuqishëm me magnitudë prej 7.6 shkallëve. Kjo ka bërë që kryeministri japonez të kërkoj evakuim të menjëhershëm të qytetarëve që jetojnë në zonën bregdetare. Kjo pasi një cunami i përmasave të madha mund ta godas Japoninë pas tërmetit.

Të hënën, Japonia është zgjuar nga dridhet e forta të tokës.

Kjo pasi një tërmet me magnitudë prej 7.6 shkallëve, ka tronditur vendin.

E menjëherë pas dridhjeve, në Japoni është lëshuar alarmi.

Krejt kjo me frikën se lëkundjet mund të pasohen nga një cunami i përmasave të mëdha.

Deri më tani përveç dëmeve materiale, nuk është bërë e ditur nëse ka pasur viktima.

Por, ata që e përjetuan tërmetin, kanë rrëfyer për momentet e dridhjeve të para të tokës.

“Fillimisht njerëzit u shtangën pastaj u përpoqën të arrinin në faltore. Ajo që ndodhi ishte e papritur dhe njerëzit filluan të pyesnin se çfarë të bënin. Në fund doli një prift dhe na tha të iknim. Pastaj të gjithë filluam të vrapojmë”, tha Daniel Smith, banor i Tokios.

Kjo gjendje e krijuar, ka nxjerrë në konferencë të jashtëzakonshme për media, edhe kryeministrin, Fumio Kishida.

Ky i fundit bëri thirrje për evakuim të menjëhershëm të zonës bregdetare, ndërsa njoftoi se qeveria tashmë ka përgatitur planin për t’u përballur me këtë fatkeqësi.

“Fillimisht do të doja t’i kërkoja të gjithë banorëve që të vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje këtij tërmeti të fortë. Nëse jeni në një rajon ku pritet një cunami, ju lutemi evakuoni sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Fumio Kishida, kryeministër i Japonisë.

Ndryshe, deri me tani është raportuar se dridhjet e para të fuqishme, janë shoqëruar me 60 pasgoditje dhe dridhje të tokës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Stafi i shkollës “Pavarësia” në protestë ndaj “veprimeve të papranueshme të disa nxënësve”

Stafi i shkollës “Pavarësia” në protestë ndaj “veprimeve të papranueshme të disa nxënësve”

LVV e shënon me disa aktivitete 19-vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit 2007

LVV e shënon me disa aktivitete 19-vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit 2007

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Në Hagë vazhdojnë deklaratat përmbyllëse në procesin ndaj ish- krerëve të UÇK-së

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Sot vranët dhe intervale me diell

Mbi 1.000 efektivë zbresin sot në terren, zbulohet plani i masave për protestën e opozitës

Mbi 1.000 efektivë zbresin sot në terren, zbulohet plani i masave për protestën e opozitës

​Flick po e konsideron largimin nga Barcelona

​Flick po e konsideron largimin nga Barcelona

Stafi i shkollës “Pavarësia” në protestë ndaj “veprimeve të papranueshme të disa nxënësve”

Stafi i shkollës “Pavarësia” në protestë ndaj “veprimeve të papranueshme të disa nxënësve”

LVV e shënon me disa aktivitete 19-vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit 2007

LVV e shënon me disa aktivitete 19-vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit 2007

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Në Hagë vazhdojnë deklaratat përmbyllëse në procesin ndaj ish- krerëve të UÇK-së

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Sot vranët dhe intervale me diell

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Tara: Gjykata Speciale më e padrejtë se ato serbe, kërkesat për 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së një kërkesë monstruoze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën