TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Japonia mbështet pastrimin e zonave të minuara në Kosovë

by TËVË 1
4 muaj ago
1
A A
Japonia mbështet pastrimin e zonave të minuara në Kosovë

Sot, u mbajt ceremonia e Nënshkrimit të Grantit për “Projektin për Pastrimin e Minave në Zonën Kufitare të Jugperëndimit të Kosovës” në kuadër të Asistencës së Grantit për Sigurinë Bazike Njerëzore në (GGP).

Grant Kontrata u nënshkrua nga Hiroyasu Tanigaki, i ngarkuar me Punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe Fred. Wellesley, Menaxher i Programit të HALO Trust Kosova, partnerit zbatues të projektit, njofton Ambasada e Japonisë në Kosovë.

Në ceremoni morën pjesë edhe viktima të minave tokësore nga Prizreni .

Tanigaki përgëzoi HALO Trust për përpjekjet e tyre të vazhdueshme në aktivitetet për pastrimin e minave përgjatë 25 viteve.

Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë për kontributin në iniciativat të cilat do ta sjellin vendin më afër qëllimit kombëtar për t’u pastruar nga minat tokësore dhe mbetjet e municioneve thërrmuese deri në vitin 2030.

“‘Projekti për Pastrimin e Minave në Zonën Kufitare të Kosovës Jugperëndimore’ synon të eliminojë minat tokësore nga një total prej 4.71 hektarësh në zonën e Gorozhup në Komunën e Prizrenit, Glloboqicë në Komunën e Dragashit dhe Gjocaj në Komunën e Junikut, duke mundësuar qasje në shkëmbinj dhe pyje si dhe zhvillimin e turizmit. Ky projekt do të mundësoj kalimin e sigurt për 1,593 banorët të tre fshatrave dhe zonave përreth, si dhe përafërsisht 7,500 alpinistë dhe roje kufitare çdo vit. Vlera totale e projektit është njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e dymbëdhjetë euro (164,912 euro)”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se si një nga skemat e Asistencës Zyrtare të Japonisë për Zhvillim, GGP ndihmon OJQ-të dhe institucionet publike lokale në përpjekjet e tyre për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme të zhvillimit socio –ekonomik në nivel bazik.

“Qëllimi është të përmirësohen Nevojat Bazike Njerëzore duke targetuar kryesisht fushat si: shëndetin, arsimin, mjedisin dhe mirëqenien sociale. Synimi kryesorë është të përmbushen nevojat e larmishme të komuniteteve lokale duke ndikuar drejtpërdrejtë në mirëqenien e komuniteteve bazë duke mbështetur drejtpërdrejt aktivitetet e zhvillimit në mënyrë të shpejtë dhe të saktë”.

Në Kosovë, Japonia e ka zbatuar skemën GGP që para se vendi të fitonte pavarësinë. Deri më sot, shuma totale e GGP- së së Japonisë arrin në 4,350,715 euro për 65 projekte në të gjithë Kosovën .

Tags: GGPjaponiaKosovaTeve1zona të minuara
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën