TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Janjiq: Kriza në Kosovë do të vazhdojë për një kohë të gjatë, Vuçiq dhe Kurti po blejnë kohë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Janjiq thotë se po luhet një lojë e rrezikshme nga Kurti e Vuçiqi

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike thotë se kriza në Kosovë nuk do të zgjidhet shpejt, por do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

“Gjëja më e rëndësishme për mbijetesën e paqes së paqëndrueshme është zgjidhja e problemit të paramilitarëve, krimit, lirisë së lëvizjes dhe lëvizjeve të njëanshme”, theksoi Janjiq për N1, transmeton teve1.info.

Duke folur për takimin e djeshëm në kuadër të dialogut, thotë se u prezantua një udhërrëfyes për kthimin e serbëve në institucione.

“Siç e dëgjuam nga presidenti Vuçiq, nuk ka pasur marrëveshje për këtë, por ai është i gatshëm të ulet sërish me Kurtin pas tre-katër ditësh dhe të bisedojnë. Por le të jemi direkt – po flasim se si të dalim nga vakuumi institucional dhe i sigurisë që u krijua kur Lista Serbe u largua nga institucionet”, tha Janjiq.

Tutje ka theksuar se derisa po vazhdojnë bisedimet për kthimin e serbëve në institucionet gjyqësore dhe politike, po ndërrohen flamujt në stacionet policore dhe po hapet ura.

“Hapja e urës ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore ishte paraparë më herët, por nuk ishte koha e duhur. Ajo ka një kuptim më simbolik dhe një kujtim të disa kohëve të tmerrshme”, tha Janjiq, duke shtuar se kjo situatë mund të përdoret nga paramilitarët “nëse ata në anën serbe ekzistojnë”.

Janjiq deklaroi se Vuçiq dhe Kurti po ndjekin një politikë zvarritjeje, si dhe se “të dy po blejnë kohë”.

Ai shtoi se është e nevojshme të zhvillohen zgjedhje të reja në Kosovë me pjesëmarrjen e serbëve për të normalizuar situatën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtarët amerikanë e gjermanë të KFOR-it zhvillojnë bashkë një trajnim: Qëllimi ishte rritja e sigurisë

Ushtarët amerikanë e gjermanë të KFOR-it zhvillojnë bashkë një trajnim: Qëllimi ishte rritja e sigurisë

Serbia rrit buxhetin për shërbimin sekret pas dështimeve në Kosovë

Serbia rrit buxhetin për shërbimin sekret pas dështimeve në Kosovë

Policia nis hetimet për dëmtimin e vagonëve të trenit në Han të Elezit

Policia nis hetimet për dëmtimin e vagonëve të trenit në Han të Elezit

Kërkohet paraburgim për mësimdhënësen që dyshohet se mashtroi me subvencione

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që tentoi të vriste të birin në Mitrovicë

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen vendimtare

CR7 rrezikon Botërorin? Portugalia përgatit apelin për në FIFA

CR7 rrezikon Botërorin? Portugalia përgatit apelin për në FIFA

Serbia rrit buxhetin për shërbimin sekret pas dështimeve në Kosovë

Serbia rrit buxhetin për shërbimin sekret pas dështimeve në Kosovë

Juventusi e uron Edon Zhegrovën para përballjes së madhe me Slloveninë

Juventusi e uron Edon Zhegrovën para përballjes së madhe me Slloveninë

Policia nis hetimet për dëmtimin e vagonëve të trenit në Han të Elezit

Policia nis hetimet për dëmtimin e vagonëve të trenit në Han të Elezit

Kërkohet paraburgim për mësimdhënësen që dyshohet se mashtroi me subvencione

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që tentoi të vriste të birin në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën