TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Janiq: Vulin i ngarkuar nga Vuçiq që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRIKCS-it

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Janiq: Vulin i ngarkuar nga Vuçiq që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRIKCS-it

Për kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, synim strategjik i Serbisë është Bashkimi Evropian, por jo edhe për vartësin e tij, Aleksandar Vulin i cilin po qëndron për vizitë në Moskë. I sanksionuari nga SHBA-ja deklaroi se Serbia duhet të vazhdoj te kultivoj marrëdhënie te ngushta me Rusinë dhe me Kinën.

Serbia vazhdon të luajë me disa karta në politikën e jashtme.

Në njërën anë kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, deklaroi se synimi kryesor strategjik i Serbisë është Bashkimi Evropian.

Mirëpo, në një linjë krejt tjetër është vartësi i tij Aleksandar Vulin.
Ai nga Moska tha se Serbia duhet të vazhdojë të ketë marrëdhënie të ngushta me Rusinë si dhe me Kinën.

Në kryeqytetin rus, Vulin zhvilloi takim me drejtorin e Shërbimit të Jashtëm për Inteligjencë të Rusisë, Sergey Naryshkin, ku sipas qeverise serbe u diskutua për përmirësim dhe forcim të bashkëpunimit mes strukturave të sigurisë së Serbisë dhe Rusisë.
E para këtij takimi, Vulin në një intervistë dhënë për Russia Today, deklaroi se për Serbinë koalicioni ndërkombëtar BRICS ofron një alternativë ndaj Bashkimit Evropian.

“Do të ishte e papërgjegjshme nëse nuk do të shqyrtonim të gjitha mundësitë, duke përfshirë anëtarësimin në BRICS. Nëse BRICS është tërheqës për vendet e tjera, si Emiratet, Arabia Saudite apo Turqia, pse duhet të jetë ndryshe për Serbinë? Nuk ka dyshim se BRICS është bërë një alternativë e vërtetë për Bashkimin Evropian”, tha Vuçiq.

Këto deklarata nuk e befasojnë aspak, publicisti nga Beogradi, Dushan Janjiq.
Madje, sipas tij Vulin është i angazhuar nga Vuçiq që të krijoj lidhje sa më të forta me Rusinë.

“Fillimisht duhet thënë se Vulin nuk po vepron në atë mënyrë vetëm pse ai ka lidhje të forta me Rusinë. Ai i është ngarkuar nga vet Vuçiq që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRIKCS-it. Vulin asnjëherë nuk i ka fshehur bindjet e tij dhe nuk ka asgjë këtu për tu befasuar. Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka vendosur se në cilën anë është, me Rusinë apo me Perëndimin. Këtë qasje të Serbisë në politikë të jashtme do ta shohim për një kohë të gjatë”, thotë ai.

Ndryshe, Vulin është në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit, për lidhjet e tij me Rusinë dhe përfshirje në korrupsion gjatë kohës sa ka qenë në krye të BIA-s.

Tags: BRIKCS-itSerbiaVuçiqvulin
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Shkodra: Veprimet e partive opozitare do ta shtyjnë Kurtin ta formojë Qeverinë i vetëm

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Gashi: Disa grupe brenda LDK-së e duan Abdixhikun president për ta liruar postin e kryetarit

Iu gjet marihuanë në veturë, arrestohet një shtetas shqiptar në Vërmicë

Policia arreston një 21-vjeçar për tri vjedhje të rënda në Kaçanik

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Arrestohet 65-vjeçari për kanosje me armë zjarri në Brezovicë

“Këndi i Debatit” 05.08.2026

“Këndi i Debatit” 05.08.2026

Iu gjet marihuanë në veturë, arrestohet një shtetas shqiptar në Vërmicë

Policia arreston një 21-vjeçar për tri vjedhje të rënda në Kaçanik

BE hap hetim ndaj Snapchat-it për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve dhe privatësisë!

Snapchat ndryshon rregullat për videot me inteligjencë artificiale

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Arrestohet 65-vjeçari për kanosje me armë zjarri në Brezovicë

Bajraktari sqaron rrjedhjen e afateve kushtetuese për Qeverinë e presidentin pas konstituimit të Kuvendit

Bajraktari sqaron rrjedhjen e afateve kushtetuese për Qeverinë e presidentin pas konstituimit të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën