TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

James Harden drejt Cleveland Cavaliers, në kërkim të titullit të parë NBA

by Bujar Mehmeti
2 muaj ago
0
A A
James Harden drejt Cleveland Cavaliers, në kërkim të titullit të parë NBA

James Harden është pranë transferimit te Cleveland Cavaliers nga Los Angeles Clippers, në një marrëveshje shkëmbimi që pritet të përfshijë lëvizjen e Darius Garland në drejtim të kundërt. Edhe pse marrëveshja ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga NBA, burime të afërta me negociatat bëjnë të ditur se gjithçka është drejt finalizimit, në pritje të testeve mjekësore.
Harden, 36 vjeç, është një nga basketbollistët më të mëdhenj të brezit të tij. 11 herë pjesëmarrës i All-Star dhe fitues i çmimit MVP në vitin 2018 me Houston Rockets, ai mbetet ende pa një titull kampioni në NBA – një fakt që ka ndikuar drejtpërdrejt në vendimin e tij për t’u transferuar.
“I shoh Cavaliers si një mundësi reale për të fituar në Lindje. Kanë një skuadër shumë të mirë, staf trajnerësh cilësor dhe gjithçka që duhet për të garuar seriozisht,” deklaroi Harden për ESPN. “Doja të qëndroja në Los Angeles, por nuk kam fituar kurrë një titull. Duke e parë me mendje basketbolli, mendoj se këtu kemi më shumë shanse.”
Cleveland aktualisht renditet në vendin e pestë në Konferencën Lindore, në luftë për një pozicion të favorshëm në play-off, ndërsa Clippers janë të nëntët në Perëndim. Harden ka luajtur rol kyç në ringritjen e Clippers këtë sezon, pas një fillimi shumë të dobët me bilanc 6 fitore dhe 21 humbje, por mungoi në ndeshjen e fundit kundër Philadelphia 76ers, ndërsa negociatat ishin në zhvillim.
Gjatë karrierës së tij në pesë skuadra të ndryshme, Harden ka realizuar 28,805 pikë, duke u renditur i nënti në listën e shënuesve më të mirë në historinë e NBA-së.
Cavaliers nuk kanë fituar një titull kampioni që nga viti 2016, dhe ardhja e Harden shihet si një hap i madh drejt ringritjes së ambicieve për majën e NBA-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Basketboll, të mërkurën dihet kush bie nga Superliga

Ditari: 07.04.2026

Ditari: 07.04.2026

Sulmet ajrore izraelite godasin linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin

Sulmet ajrore izraelite godasin linja hekurudhore dhe ura në të gjithë Iranin

Izraeli kryen sërish sulme në Gaza, 10 të vdekur

Izraeli kryen sërish sulme në Gaza, 10 të vdekur

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për sulme me dronë gjatë natës

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për sulme me dronë gjatë natës

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Ushtarë nga Austria, Italia dhe Rumania trajnohen për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën