TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jakupi: Ftesa e Kurtit dhe përgjigjja e Hamzës tregojnë vullnet për zhbllokimin e institucioneve

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Jakupi: Ftesa e Kurtit dhe përgjigjja e Hamzës tregojnë vullnet për zhbllokimin e institucioneve

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlqim Jakupi, e ka vlerësuar si hap pozitiv dhe reflektues ftesën e kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, drejtuar liderëve të partive opozitare për takim për të diskutuar për formimin e institucioneve.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Jakupi ka thënë se edhe pranimi i ftesës nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dëshmon se liderët politikë kanë shfaqur vullnet për të diskutuar rreth bashkëpunimit të mundshëm për formimin e institucioneve të reja.

“Ftesa e Kurtit për partitë opozitare ka qenë një hap i mirë. Fakti që ai ftoi liderët e opozitës për të diskutuar modalitetet e formimit të institucioneve është një indikacion pozitiv. Po ashtu, reflektimi i Hamzës për ta pranuar ftesën tregon se liderët e partive politike në Kosovë kanë vullnet politik për të bashkëpunuar drejt zgjidhjes së ngërçit institucional”, ka deklaruar Jakupi.

Duke komentuar refuzimin e Hamzës që takimi të mbahet në ndërtesën e Qeverisë dhe propozimin e tij që ai të zhvillohet në Kuvend, Jakupi ka deklaruar se çështje të tilla janë pjesë e taktikave politike dhe protokollare që përdoren shpesh nga liderët.

“Këto janë modalitete që liderët politikë i përdorin për të treguar epërsi politike. Megjithatë, nuk besoj se vendi apo ora e takimit do të paraqesin pengesë. Më e rëndësishmja është se në qendër të diskutimeve pritet të jenë çështja e presidentit dhe përfaqësimi i partive opozitare në Qeverinë e Kosovës. Jam i bindur se të gjitha partitë e kanë kuptuar se bashkëpunimi është i domosdoshëm”, është shprehur ai.

Ndërkohë, i pyetur nëse pret që Kurti kësaj radhe të ofrojë më shumë fleksibilitet në negociata, Jakupi ka theksuar se situata aktuale politike dhe kushtetuese e bën të pashmangshëm kompromisin.

“Besoj se Kurti e ka kuptuar se, për shkak të situatës politike dhe çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, është e domosdoshme të tregojë gatishmëri për lëshime. Në të kundërtën, Kosova rrezikon të përballet me një situatë të pafavorshme për funksionimin normal të rendit kushtetues dhe ligjor, gjë që do të ndikonte negativisht edhe në pozitën e saj ndërkombëtare”, ka përfunduar Jakupi.

Ndryshe, Kurti, që është edhe kryeministër në detyrë, i ka ftuar në takim kryetarët e partive që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë, për të diskutuar për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit, në ditën kur ka hyrë në fuqi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Ftesës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje për takim për të diskutuar për formimin e institucioneve i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i PDK-së Bedri Hamza dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ndërkohë që kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka refuzuar takimin./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nuk e kuptoj ndryshimin e qëndrimit të PDK-së: Zgjedhja e presidentit është e rëndësishme

Haxhiu kërkon hetim të plotë për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Vrasja e një gruaje në Pejë, Abdixhiku: LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Haxhiu: Nuk e kuptoj ndryshimin e qëndrimit të PDK-së: Zgjedhja e presidentit është e rëndësishme

Haxhiu kërkon hetim të plotë për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Nga sot nis linja e re Prishtinë- Medine, realizohet udhëtimi i parë

Abdixhiku: LDK është gati të marr timonin

Vrasja e një gruaje në Pejë, Abdixhiku: LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur

Kryesia e Kuvendit diskuton për ekspozitën të cilës ia miratoi financimin

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Vrasja e gruas në Pejë, Prokuroria kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve të dyshuar për mospërmbushje të detyrave zyrtare

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët, në disa zona reshje shiu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën