TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Jack Smith nën hetim, dyshohet për ndërhyrje në zgjedhje

by tëvë1
6 muaj ago
3
A A
Jack Smith nën hetim, dyshohet për ndërhyrje në zgjedhje

Zyra e Këshilltarit të Posaçëm (OSC) në SHBA ka hapur një hetim ndaj Jack Smith, ish-prokurorit të posaçëm që udhëhoqi dy çështje penale kundër presidentit Donald Trump.

Hetimi ka të bëjë me dyshime për shkelje të ligjit “Hatch”, një ligj federal që ndalon zyrtarët e administratës nga përfshirja në veprimtari politike, për të ruajtur paanshmërinë e shërbimit civil.

Nisja e hetimit u kërkua nga senatori republikan Tom Cotton, i cili e akuzon Smith për “ndërhyrje të paprecedentë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024”, pasi hetimet e tij çuan në ngritjen e akuzave penale ndaj Trump. Trump i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar hetimet si të motivuara politikisht. Pas fitores së tij në zgjedhjet e nëntorit 2024, të dy çështjet ndaj tij u mbyllën, pasi ligji amerikan ndalon ndjekjen penale të një presidenti në detyrë.

Zyra e OSC-së nuk ka autoritet për të ngritur akuza penale, por mund të ndërmarrë masa disiplinore ose t’i referojë rastet Departamentit të Drejtësisë për veprime të mëtejshme.

Hetimi ndaj Smith vjen në një klimë gjithnjë e më të tensionuar politike në SHBA, ku zyrtarë të lartë të administratës së mëparshme, përfshirë ish-drejtorin e FBI-së James Comey dhe ish-drejtorin e CIA-s John Brennan, po hetohen gjithashtu për akuza të ndryshme, përfshirë dëshmi të rreme para Kongresit.

Ndërkohë, ish-kreu i mëparshëm i OSC-së, Hampton Dellinger, u shkarkua nga administrata Trump në fillim të këtij viti, pasi mbështeti rikthimin në punë të disa punonjësve civilë të larguar gjatë presidencës së tij. Megjithëse një gjykatës e shpalli shkarkimin e tij të paligjshëm, Dellinger më pas hoqi dorë nga ndjekja ligjore, duke paralajmëruar se vendimi i ri i Trump për ta zëvendësuar mund të dëmtojë rëndë pavarësinë e institucionit.

Këto zhvillime theksojnë rritjen e ndikimit politik në institucionet e drejtësisë dhe të inteligjencës amerikane, si dhe përpjekjet për të rivlerësuar rolin e zyrtarëve që kanë hetuar ose sfiduar administratën Trump në të kaluarën./tvklan.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

UNICEF paralajmëron se fëmijëve në Sudan “po u mbaron koha”, ndërsa kequshqyerja përkeqësohet

UNICEF paralajmëron se fëmijëve në Sudan “po u mbaron koha”, ndërsa kequshqyerja përkeqësohet

Pesë persona humbin jetën pas rrëzimit të një helikopteri ambulance në Libi

Pesë persona humbin jetën pas rrëzimit të një helikopteri ambulance në Libi

Shtatë persona të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Shtatë persona të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Mbi 1.000 efektivë zbresin sot në terren, zbulohet plani i masave për protestën e opozitës

Mbi 1.000 efektivë zbresin sot në terren, zbulohet plani i masave për protestën e opozitës

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

​Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut nga Haga

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Numër i madh i të dyshuarve për manipulim të votave, ende po vazhdon intervistimi në Komunën e Gjilanit

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

Familjarët shprehen të gëzuar pas lirimit të Haxhi Shalës

Familjarët shprehen të gëzuar pas lirimit të Haxhi Shalës

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen me kusht

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen me kusht

Llapi eliminon Dritën nga Kupa

Llapi eliminon Dritën nga Kupa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën