TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ja cilat vende janë huamarrësit më të mëdhenj nga FMN‑ja në vitin 2025

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Ja cilat vende janë huamarrësit më të mëdhenj nga FMN‑ja në vitin 2025

Bankierët qendrorë dhe delegatët financiarë janë mbledhur në Uashington DC këtë javë për takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore, të cilat përfundojnë të shtunën.

E themeluar në vitin 1944 gjatë Luftës së Dytë Botërore në Konferencën e Bretton Woods në New Hampshire të SHBA-së, FMN-ja u krijua për të ndihmuar në stabilizimin e ekonomisë globale të pasluftës.

Tani me seli në Uashington, DC, që atëherë është rritur nga 44 anëtarë themelues në 191 sot dhe punon ngushtë me Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare për të mbështetur stabilitetin financiar global.

Çdo vend mund të anëtarësohet në FMN nëse miratohet nga anëtarët ekzistues dhe duke paguar një kuotë bazuar në madhësinë e ekonomisë së tij, ku vendet më të pasura kontribuojnë më shumë. Kjo kuotë përdoret për të përcaktuar se sa kontribuon vendi, sa mund të marrë hua dhe sa fuqi votuese ka.

Në përgjithësi, FMN-ja ka një kapacitet total huadhënës prej rreth 1 trilion dollarësh.

Ekonomitë më të pasura dhe më të qëndrueshme shpesh veprojnë si kreditorë, duke furnizuar fondet që FMN-ja përdor për të ofruar kredi. Në këmbim, këto vende kreditore fitojnë interesa për kontributet e tyre.

Në vitin 2024, rreth 50 vende kreditore morën afërsisht 5 miliardë dollarë së bashku në interesa.

Shuma e parave që i detyrohet FMN-së shprehet zakonisht si të Drejta Speciale të Tërheqjes (SDR), njësia e llogarisë së FMN-së e bazuar në një shportë prej pesë monedhash – dollari amerikan, euro, paundi sterlina, renminbi kinez dhe jeni japonez.

Ndërkohë që SDR-të nuk janë monedhë, vendet mund t’i shkëmbejnë ato me monedhat e përmendura më sipër. Që nga 15 tetori, një SDR ishte ekuivalent me 1.36 dollarë.

FMN-ja aktualisht ka totalin më të lartë të kredisë së papaguar ndonjëherë.

Në total, 86 vende i detyrohen FMN-së 118.9 miliardë SDR, afërsisht ekuivalente me 162 miliardë dollarë.

Tre vendet që kanë më shumë borxhe përbëjnë pothuajse gjysmën e totalit, ndërsa 10 vendet e para kanë 73 përqind të borxhit.

Argjentina është huamarrësi më i madh i FMN-së, me borxhin e saj që tejkalon totalin e kombinuar të shtatë vendeve të mëposhtme – Ukrainë, Egjipt, Pakistan, Ekuadori, Bregu i Fildishtë, Kenia dhe Bangladeshi.

Pas Argjentinës vie Ukraina, borxhi i së cilës u rrit për dyfish që nga fillimi i luftës. Borxhi total i vendit i garantuar nga qeveria arriti në 152 miliardë dollarë deri në fund të prillit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

E treta është Egjipti, e cila u detyrua të marrë hua nga FMN-ja në disa raste për të stabilizuar ekonominë e tij si rezultat i borxhit të lartë dhe deficiteve fiskale.

Në bazë të PBB-së, që është edhe indikacion i varësisë së madhe në organizatë, vendet me borxhin më të madh ndaj FMN-së janë: Surinami (13 përqind), Republika Qendrore Afrikane (9.4 përqind), Argjentina (8.3 përqind), Barbadosi (7.4 përqind) dhe Gambia (6.95 përqind)./Al Jazeera

ShareTweet

Postime të ngjashme

Digjet një shtëpi në Shkodër, dyshohet për 3 viktima

Digjet një shtëpi në Shkodër, dyshohet për 3 viktima

Irani mohon përfshirjen në sulmin me raketa nga Iraku ndaj Arabisë Saudite

Irani mohon përfshirjen në sulmin me raketa nga Iraku ndaj Arabisë Saudite

Numri i viktimave nga tërmeti në Japoni arrin në 18, ndërsa kërkimet në rrënoja vazhdojnë

Numri i viktimave nga tërmeti në Japoni arrin në 18, ndërsa kërkimet në rrënoja vazhdojnë

Rusia e fut themeluesin e Telegramit në listën e të kërkuarve për ndihmë ndaj terrorizmit

Rusia e fut themeluesin e Telegramit në listën e të kërkuarve për ndihmë ndaj terrorizmit

Kryeprokurori Gashi dhe ambasadori gjerman Rudolph diskutojnë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Kryeprokurori Gashi dhe ambasadori gjerman Rudolph diskutojnë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Tragjedia në Shkodër, Policia konfirmon vdekjen e nënës me dy fëmijët e mitur pas djegies së shtëpisë

Tragjedia në Shkodër, Policia konfirmon vdekjen e nënës me dy fëmijët e mitur pas djegies së shtëpisë

Digjet një shtëpi në Shkodër, dyshohet për 3 viktima

Digjet një shtëpi në Shkodër, dyshohet për 3 viktima

Mitaj në formacionin e Kupës në Arabinë Saudite

Al-Ittihad largon Mario Mitajn

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Policia publikon të dhënat: 58 persona humbën jetën në aksidente rrugore nga janari deri në korrik

Llapi transferon një mesfushor kroat

Llapi transferon një mesfushor kroat

Juventus siguron francezin Kolo Muani

Juventus siguron francezin Kolo Muani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën