TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Izraeli thotë se ka marrë nën kontroll një zonë kyçe të kufirit të Gazës me Egjiptin

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Izraeli thotë se ka marrë nën kontroll një zonë kyçe të kufirit të Gazës me Egjiptin

Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin për të ndërprerë përdorimin e tuneleve të kontrabandës, teksa po tenton të shkatërrojë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në luftën që tani është në muajin e tetë.

Marrja e kontrollit e Korridorit Filadelfi mund të ndërlikojë raportet e Izraelit me Egjiptin, pasi ky i fundit është ankuar për avancimet e Izraelit drejt kufirit të tij. Izraeli tha se në këtë korridor ka tunele përmes së cilave janë transportuar armë dhe mallra të tjera për Hamasin – pavarësisht një bllokade shumëvjeçare të vendosur nga Izraeli dhe Egjipti.

Izraeli po ashtu tha thelluar inkursionin e tij në qytetin Rafah, në jug të Gazës, qytet ku qindra mijëra persona janë strehuar për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të enklavës. Në këtë qytet, ditëve të fundit është intensifikuar dhuna, teksa janë vrarë dhjetëra palestinezë. Ushtria tha se brigada e pestë – që ka disa mijëra ushtarë – të martën iu bashkuan trupave që operojnë në qytet.

Egjipti tha se çdo rritje e numrit të trupave në zonën strategjike kufitare do të përbënte shkelje të Marrëveshjes së Paqes që Egjipti dhe Izraeli kanë arritur më 1979. Egjipti veçse është ankuar se Izraeli ka marrë pikëkalimin kufitar në Rafah, që është pikëkalimi i vetëm mes Gazës dhe Egjiptit.

“Korridori Filadelfi ka shërbyer si linjë oksigjeni për Hamasin, përmes së cilit Hamasi ka kontrabanduar armë në Gazë në baza të rregullta”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.

Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se Izraeli e ka njoftuar Egjiptin për marrjen e kontrollit të kësaj zone. Afër 200 tunele, përfshirë disa që më herët Izraeli nuk kishte njohuri për to, u gjetën si dhe 82 pika hyrëse për në tunele, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti. Nuk është e qartë nëse këto tunele po përdoreshin së fundi.

Korridori është pjesë e një zone më të madhe çmilitarizimi përgjatë të gjithë kufirit mes Izraelit dhe Egjiptit. Sipas Marrëveshjes së Paqes, secilës palë i lejohet të dislokojë vetëm një numër të vogël trupash apo rojesh kufitare në këtë zonë, edhe pse numri i ushtarëve mund të modifikohet në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe. Në kohën kur u arrit marrëveshja, trupat izraelite kontrollonin Gazës, deri në kohën kur Izraeli tërhoqi trupat e tij dhe kolonët më 2005.

Televizioni shtetëror në Egjipt, Al-Qahera News TV raportoi se “nuk ka pasur asnjë komunikim me palën izraelite” sa i përket pretendimeve për gjetjen e tuneleve në kufi. Egjipti vazhdimisht ka shprehur shqetësime se ofensiva izraelite mund të shtyjë palestinezët përtej kufirit, një skenar që Egjipti ka thënë se është i papranueshëm.

Korridori i ngushtë – që në disa pjesë është i gjerë rreth 100 metra – është i gjatë 14 kilometra në pjesën e Gazës në kufirin me Egjiptin, dhe kalon përmes pikëkalimit Rafah për në Egjipt.

Hamasi ka kontrolluar kufirin që nga viti 2007, kur mori edhe kontrollin e Gazës.

Tunele të kontrabandës u hapën nën kufirin Gaza-Egjipt për të shmangur bllokadën izraelito-egjiptiane, bllokadë që u vendos pasi Hamasi mori kontrollin e Gazës. Disa tunele ishin aq të mëdha sa në to mund të kalonin makina. Hamasi ka kontrabanduar armë dhe pajisje të tjera, ndërkaq banorët e Gazës kanë kontrabanduar mallra, nga bagëtitë e deri te materialet ndërtimore.

Por, kjo ndryshoi gjatë dekadës së fundit, teksa Egjipti luftoi me militantët islamikë në Sinai. Egjipti ka shkatërruar qindra tunele.

Zyrtari i ushtrisë izraelite tha se shteti i tij ka “kontrollin taktik” të Tel al-Sultan, lagje në cepin më veriperëndimor të Rafahut. Megjithatë, ai tha se inkursioni në qytet mbetet “në shkallë të kufizuar”.

Zëdhënësi i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se marrja e Korridorit Filadelfi do të ishte në përputhje me operacionin “e kufizuar” tokësor, për të cilin zyrtarët izraelitë e kanë njoftuar ekipin e presidentit amerikan, Joe Biden, sa i përket qytetit të Rafahut.

Ndërkaq, më herët gjatë të mërkurës, këshilltari për siguri kombëtare i Izraelit, Tzachi Hanegbi, tha se ka të ngjarë që lufta të zgjasë përgjatë vitit.

Lufta, që nisi më 7 tetor pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, veçse ka vrarë mijëra persona. Hamasi vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu 250 të tjerë, gjatë sulmit të paprecedent në tokën izraelite. Si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Izraeli pretendon se ka vrarë 15.000 militantë./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

Rusia rekruton burra të dehur ndërsa kriza e fuqisë ushtarake arrin kulmin

40-vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën në Tiranë

Një 12-vjeçar shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga dritarja e një ndërtese në Itali

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

77 vjet NATO: Begaj thekson rolin kyç të Shqipërisë në aleancë

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

“Së pari duhen institucione të forta, pastaj resurset”

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Kufizohen çmimet e naftës dhe benzinës, Kusari-Lila: Çdo shkelje do të ndëshkohet

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Nga Tirana, Prishtina e Shkupi: Roli historik i studentëve shqiptarë – katalizatorë të lirisë dhe barazisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Rritja e çmimeve, pesë vende të BE-së kërkojnë taksë mbi fitimet e energjisë

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Çështja e presidentit, Kurti takon të hënën Abdixhikun

Haradinaj për Kushtetutën e Kaçanikut: Shprehje e vullnetit të popullit të Kosovës për të jetuar të lirë e të pavarur

Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme për anëtarësim në NATO

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

KFOR njofton se njësia ushtarake e Beneluksit për Inteligjencë kryen misionin 1 vjeçar në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën