TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli thotë se është i hapur për “pauza të shkurtra” në Gazë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Izraeli thotë se është i hapur për “pauza të shkurtra” në Gazë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli është i hapur për “pauza të shkurtra” në luftën kundër militantëve palestinezë të Hamasit.

Megjithatë, ai nuk ishte i qartë nëse kishte arritur ndonjë pajtim për ndonjë pauzë të shkurtër ose nëse Shtetet e Bashkuara ishin të kënaqura me zotimet e Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka ngritur çështjen e nevojës për pauzë humanitare gjatë bisedës telefonike që zhvilloi me Netanyahun të hënën, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje, tha Shtëpia e Bardhë.

Pauza humanitare po kërkohet në mënyrë që të lehtësohen dërgesat e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës dhe lirimi i disa prej 240 pengjeve që Hamasi mori gjatë sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Netanyahu, gjatë një interviste për ABC News, po ashtu tha se nuk mund të ketë një armëpushim të përgjithshëm në Gazë pa lirimin e pengjeve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, numri i viktimave nga sulmet izraelite ka arritur në 10.000.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë e Hamasit për të qeverisur me Gazën dhe për të sulmuar Izraelin.

Që nga 7 tetori, Rripi i Gazës – shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve – ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme ajrore. Ky territor është rrethuar nga Izraeli dhe trupat tokësore po vazhdojnë operacionet e tyre brenda pjesës veriore të qytetit të Gazës, që sipas autoriteteve izraelite, është ndarë nga pjesa tjetër e Rripit të Gazës.

Izraeli ka thënë se shumica e infrastrukturës së Hamasit gjendet në pjesën veriore të Gazës dhe ka urdhëruar banorët të zhvendosen në jug. Por, Izraeli ka vazhduar bombardimet në mbarë Rripin e Gazës, përfshirë edhe në pjesën jugore, ku banorët janë urdhëruar që të evakuohen./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zaharova ndërhyn sërish në çështjen e Kosovës, duke folur si zëdhënëse e përbashkët e Rusisë dhe Serbisë

Zaharova ndërhyn sërish në çështjen e Kosovës, duke folur si zëdhënëse e përbashkët e Rusisë dhe Serbisë

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, sot mblidhet Këshilli i Mandateve

SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, sot mblidhet Këshilli i Mandateve

Vdekja e mistershme e përfaqësuesit të Serbisë për tregti me armë në Rusi

Vdekja e mistershme e përfaqësuesit të Serbisë për tregti me armë në Rusi

Zelenskyy: Prodhimi i dronëve në rrezik pa marrëveshjen e aseteve të ngrira ruse

Renditja e ligave evropiane, Kosova në pozitën e 36-të

Renditja e ligave evropiane, Kosova në pozitën e 36-të

​Ekstradohet në Shqipëri 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

​Ekstradohet në Shqipëri 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Elseid Hysaj prej javësh i përjashtuar nga ekipi, por Lazio firmos me një tjetër futbollist të Kombëtares shqiptare

Elseid Hysaj prej javësh i përjashtuar nga ekipi, por Lazio firmos me një tjetër futbollist të Kombëtares shqiptare

Dogana zbulohen mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Dogana zbulohen mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Fizik spektakolar në moshën 40-vjeçare, Ronaldo iu fut frikën rivalëve me pamjen e fundit

Fizik spektakolar në moshën 40-vjeçare, Ronaldo iu fut frikën rivalëve me pamjen e fundit

Ish-futbollisti i Llapit përfshihet në skandal, në Shqipëri, gënjen për moshën me 8 vite diferencë

Ish-futbollisti i Llapit përfshihet në skandal, në Shqipëri, gënjen për moshën me 8 vite diferencë

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ akrediton grupin e tretë me 276 vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën