Ushtria izraelite paralajmëroi se do të vazhdojë të ndjekë çdo pasardhës të udhëheqësit të ardhshëm suprem të Iranit.
Në një postim në X në gjuhën persiane, ushtria izraelite tha se do të ndjekë poashtu çdo person që kërkon të emërojë një pasardhës për udhëheqësin suprem të vrarë, Ajatollah Ali Khamenei, duke iu referuar organit klerikal të ngarkuar me zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm suprem të Iranit.
Komentet erdhën pasi agjencia iraniane e lajmeve Mehr news raportoi se organi klerikal që do të zgjedhë udhëheqësin e ardhshëm suprem të Iranit ka arritur pak a shumë një konsensus të shumicës.









