TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Izraeli kryen sulme masive në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Izraeli kryen sulme masive në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit

Forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme masive në periferi të kryeqytetit libanez, Bejrut, më 6 tetor, në kohën kur Izraeli po ashtu po shqyrton mundësitë për përgjigjen ndaj sulmit të fundit raketor iranian.

Izraeli tha se ka kryer një seri të “sulmeve të shënjestruara” ndaj “depove të armëve” dhe infrastrukturës së Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – që mbështetet nga Irani.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike, e cila ka ulëse në Parlamentin libanez.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban tha se bastioni i Hezbollahut në këtë zonë është goditur me mbi 30 sulme ajrore. Një pikë karburanti dhe një depo me furnizime shëndetësore po ashtu ka qenë cak i sulmeve izraelite.

Videot e publikuara kanë shfaqur shtëllunga të mëdha tymi dhe zjarri pas sulmeve të kryera gjatë natës, teksa banorët janë larguar nga shtëpitë e tyre. Në videot e publikuara janë dëgjuar edhe shpërthime të fuqishme.

Izraeli për ditë të tëra po sulmon periferitë e Bejrutit, dhe gjatë sulmeve ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah. Në sulmet izraelite mund të jetë vrarë edhe pasardhësi i mundshëm i Nasrallahut, Hashem Safieddine.

Burimet e sigurisë kanë thënë se me Safieddinen nuk ka mundur të kontaktohet që nga 4 tetori, kur Izraeli kreu një sulm ajror në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar në Bejrut, sulm që raportohet se ka pasur atë për shënjestër. Hezbollahu nuk ka komentuar lidhur me fatin e Hashem Safieddine.

Izraeli tha se Nasrallahu u vra gjatë sulmeve në selinë qendrore të komandës së Hezbollahut në Bejrut më 27 shtator.

Izraeli tha më 5 tetor se forcat e tij kanë vrarë 440 luftëtarë të Hezbollahut gjatë operacionit tokësor në jug të Libanit dhe kanë shkatërruar 2.000 caqe të grupit. Nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë deri më tani në jug të Libanit, thanë autoritetet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, pothuajse 2.000 persona janë vrarë në Liban gjatë konfliktit, shumica që nga 23 shtatori.

Izraeli ka thënë se sulmet e tij ndaj Hezbollahut synojnë që të mundësojnë kthimin e sigurt të dhjetëra mijëra izraelitëve në shtëpitë e tyre në veri të Izraelit, ku grupi militant ka kryer bombardime që nga tetori i vitit të kaluar

Forcat izraelite janë në gatishmëri të lartë para përvjetorit të parë të sulmit të 7 tetorit të vitit 2023, që nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Sipas të dhënave të Izraelit, afër 1.200 persona u vranë dhe afër 250 të tjerë u rrëmbyen gjatë sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit.

Zyrtarët shëndetësorë në Gazë më 6 tetor kanë raportuar se të paktën 41.870 palestinezë janë vrarë gjatë luftës pothuajse njëvjeçare në enklavën palestineze.

Izraeli po ashtu po e shqyrton një sulm hakmarrës ndaj Iranit, pasi Teherani më 1 tetor gjuajti të paktën 180 raketa balistike drejt Izraelit.

Mbështetësit e Iranit e djegin një flamur të pikturuar izraelit, në Teheran, më 2 tetor, gjatë një tubimi për të mbështetur sulmin raketor ndaj Izraelit një ditë më parë.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Uashingtoni po diskuton me Izraelin lidhur me mundësinë e sulmeve izraelite ndaj infrastrukturës së naftës të Iranit. Më 4 tetor, udhëheqësi amerikan i bëri thirrje Izraelit që të shqyrtojë alternativa të tjera dhe të mos godasë caqe të tilla.

Ministri i Naftës i Iranit, Mohsen Paknejad, vizitoi ishullin Karg më 6 tetor, mes shqetësimeve se Izraeli mund të godasë terminalin më të madh të naftës të Iranit që ndodhet në këtë vend.

“Paknejad arriti këtë mëngjes për vizitë në ndërtesat e naftës dhe u takua me stafin në ishullin Karg”, u tha në ueb-faqen e Ministrisë së Naftës.

Ky terminal i naftës ka kapacitet që të ruajë 23 milionë fuçi të naftës së papërpunuar./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së viziton Izraelin për të diskutu operacionet në Iran

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së viziton Izraelin për të diskutu operacionet në Iran

Trump kritikon Francën dhe Italinë për ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore për avionët ushtarakë amerikanë

Trump kritikon Francën dhe Italinë për ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore për avionët ushtarakë amerikanë

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ekzekutohet paga e 13-të për sektorin publik

Osmani nderohet në Vjenë me çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim demokratik

Osmani para ndeshjes Kosovë-Turqi: Me Dardanët gjithmonë, Kosova simbol i qëndresës dhe krenarisë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia e Kosovës me njoftim të rëndësishëm, që ndërlidhet me përballjen historike, Kosovë – Turqi

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve, thotë se asnjë ankesë s’erdhi nga konsumatorët

Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, Supremja e kthen në rigjykim çështjen për të dënuarin me 22 vite burgim

Supremja anulon paraburgimin për tre të dyshuarit për 1 milion euro në Merdarë, rasti kthehet në rivendosje

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së viziton Izraelin për të diskutu operacionet në Iran

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së viziton Izraelin për të diskutu operacionet në Iran

Haxhiu takon shefin e EULEX-it, flasin për zhvillimet aktuale në vend

Haxhiu takon shefin e EULEX-it, flasin për zhvillimet aktuale në vend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën