Izraeli ka kryer sulme pa ndërprerë gjatë natës në Gaza, si reagim ndaj sulmit befasues të së shtunës nga grupi militantë Hamas ndaj Izraelit.
Siç raporto Aljazeera, në orët e fundit, zona e Beit Hanoun ka qenë nën bombardime “intensive” nga ajri.
“Niveli dhe shpejtësia e sulmeve ajrore brenda Rripit të Gazës janë intensifikuar dukshëm gjatë dy orëve të fundit”, ka thënë korrespodenti i këtij mediumi.
Shtimi i sulmeve vije para një paralajmërimi për një pushtim tokësor nga Izraeli në Gaza.
Ndërsa, në platformën X janë publikuar pamje të bombardimeve mbi Gaza, ku dyshohet se është goditur një magazinë e municioneve.
Deri tash raportohet për mbi 1000 persona të vrarë që nga e shtuna kur rinisi konflikti izraelito- palestinez
Israeli Airstrikes just now near the Shore in Central Gaza causing a Large Explosion with multiple Secondaries suggesting a Weapons Depot was Struck. pic.twitter.com/W5EZXQDESa
— OSINTdefender (@sentdefender) October 9, 2023