TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli intensifikon bombardimet në mbarë Gazën

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Izraeli intensifikon bombardimet në mbarë Gazën

Forcat izraelite kanë bombarduar Rafahun dhe zonat e tjera në mbarë Rripin e Gazës dhe janë përfshirë në luftime nga afër me luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha ushtria izraelite dhe banorët.

Banorët thanë se forcat izraelite duket se po tentojnë të përfundojnë kapjen e Rafahut, qytetit më jugor të Gazës i cili ka qenë në fokus të sulmeve izraelite që nga fillimi i majit.

Tanket izraelite po vazhdojnë të përparojnë në pjesët veriore dhe perëndimore të qytetit, teksa Izraeli deri më tani ka arritur të marrë kontrollin e pjesës lindore, qendrore dhe jugore të Rafahut.

Sulmet e fundit izraelite nga toka, ajri dhe deti, po detyrojnë më shumë banorë që të zhvendosen nga qyteti.

Mbi një milion persona ishin zhvendosur në Rafah për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të Gazës dhe ata sërish po detyrohen të zhvendosen.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se të paktën 12 persona u vranë gjatë sulmeve ajrore izraelite më 21 qershor.

Ndërkaq, ushtria izraelite tha se forcat e saj po kryejnë veprime “precize” në zonën e Rafahut, ku trupat janë përfshirë në luftime nga afër. Ushtria tha se ka lokalizuar tunele që janë përdorur nga radikalët e Hamasit, duke shtuar se veprime ushtarake po kryhen edhe në pjesë të tjera të Gazës.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 37.000 persona dhe pothuajse e gjithë popullsia, prej 2.3 milionë banorësh e kësaj enklave, është zhvendosur./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Filloristët e Preshevës me tekste shqipe

Filloristët e Preshevës me tekste shqipe

Të shtëna me armë në një kishë në ShBA, disa të plagosur – vritet sulmuesi

Të shtëna me armë në një kishë në ShBA, disa të plagosur – vritet sulmuesi

Izraeli avancon projektligjin për dënimin me vdekje për aktet “terroriste”

Izraeli avancon projektligjin për dënimin me vdekje për aktet “terroriste”

Helmohen pesë nxënës nga ushqimi në Maqedoni të Veriut

Helmohen pesë nxënës nga ushqimi në Maqedoni të Veriut

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

Kthehet në operim njësia B2, KEK: Garanton stabilitet dhe siguri më të madhe energjetike

PDK e LDK i reagojnë Kurtit pas deklaratave në ShBA

PDK e LDK i reagojnë Kurtit pas deklaratave në ShBA

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Nxirret i pajetë trupi i personit që ra në pus në Lubeniq të Pejës

Vdes një person në një aksident në rrugën Suharekë – Shtime

I dënuari për krime lufte në Kosovë Pavkoviq lirohet nga burgu

I dënuari për krime lufte në Kosovë Pavkoviq lirohet nga burgu

Lladrovci me akuza ndaj PDK-së: I duan qytetarët vetëm për zgjedhje e votime symbyllur

Lladrovci me akuza ndaj PDK-së: I duan qytetarët vetëm për zgjedhje e votime symbyllur

Arsim Abazi jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Ferizajt

Arsim Abazi jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit të Ferizajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën