TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli beson se mbi një e treta e pengjeve në Gazë kanë vdekur

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Izraeli beson se mbi një e treta e pengjeve në Gazë kanë vdekur

Izraeli beson se më shumë se një e treta e pengjeve të mbetura në Gazë, janë të vdekur, tregon një raport i Qeverisë.

Hamasi – grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera – sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë.

Sulmi u bë, pastaj, shkak i luftës që nisi Izraeli në Rripin e Gazës – të kontrolluar nga Hamasi.

Dhjetëra pengje të marra prej këtij grupi, u liruan gjatë një armëpushimi në nëntor, ndërsa disa të tjera u gjetën – të vdekura ose të gjalla – nga trupat izraelite.

Në raportin e Qeverisë izraelite, që u publikua të martën, thuhet se 120 njerëz mbeten në robëri – 43 prej të cilëve janë shpallur të vdekur në mungesë, duke u bazuar në burime të ndryshme, qofshin informacione të inteligjencës, video-vëzhgime apo analiza të forenzikës.

Aktualisht, SHBA-ja dhe vende të tjera i kanë intensifikuar thirrjet për Izraelin dhe Hamasin, që të pranojnë një plan për armëpushim, të shpallur javën e kaluar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Plani përfshin, mes tjerash, armëpushimin e plotë, tërheqjen e forcave izraelite nga zonat e populluara në Gazë, dërgimin e ndihmave atje dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.

Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar atë, ndonëse, sipas tij, plani ka të meta dhe do ende punë.

Hamasi tha se e mirëpret nismën e presidentit Biden, por se kërkon garanci se do t’i jepet fund ofensivës në Gazë, e cila, sipas tij, ka lënë mbi 36.000 njerëz të vrarë./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Holanda shpall zyrtarisht mungesë uji për shkak të thatësirës së vazhdueshme

Holanda shpall zyrtarisht mungesë uji për shkak të thatësirës së vazhdueshme

Stuhitë godasin Francën, 13 mijë familje pa energji elektrike

Stuhitë godasin Francën, 13 mijë familje pa energji elektrike

Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Zelanda e Re goditet nga një tërmet i fuqishëm

Gjyqësori në veri, pritje për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Gjyqësori në veri, pritje për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

BE-ja emëron ish-zyrtarin e lartë të UNMIK-ut në krye të EULEX-it në Kosovë

BE-ja emëron ish-zyrtarin e lartë të UNMIK-ut në krye të EULEX-it në Kosovë

Avokati i Veselit: Prokuroria po vepron si avokat mbrojtës, një grumbull dokumentesh kanë ardhur nga Beogradi

Trupi gjykues kundër lirimit të përkohshëm të Kadri Veselit

Ditari: 16.07.2026

Ditari: 16.07.2026

Holanda shpall zyrtarisht mungesë uji për shkak të thatësirës së vazhdueshme

Holanda shpall zyrtarisht mungesë uji për shkak të thatësirës së vazhdueshme

Keqpërdori kartelat bankare të shtetasve amerikanë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Keqpërdori kartelat bankare të shtetasve amerikanë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Ministria e Bujqësisë tregon se kur pritet të publikohet raporti i mostrave për qumështoren“Vita”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën