TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Izmaku kërkon dorëheqjen e Bashës: Turpi për punimin kundër UÇK-së nuk kalon me konferencë

by Tëvë1
7 muaj ago
0
A A
Izmaku kërkon dorëheqjen e Bashës: Turpi për punimin kundër UÇK-së nuk kalon me konferencë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka komentuar për herë të parë dorëheqjen e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, duke thënë se pakënaqësitë janë pjesë normale e jetës demokratike dhe nuk duhet dramatizuar.

“Është komplet e natyrshme me pas pakënaqësi mes vete. Unë edhe si deputet kam pas pakënaqësi me ministra dhe kemi pas debat të hapur në Kuvend. Kjo është demokracia. Edhe në familje ke pakënaqësi kajherë, por me rëndësi është që të vazhdojmë rrugëtimin para. E çmoj kontributin e tij si në Lëvizje dhe në Ministri”, deklaroi Basha.

Por konferenca e tij për shtyp ka nxitur reagim të ashpër nga deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, e cila përmes një postimi në Facebook ka thënë se Basha nuk mund të fshihet pas një deklarate, duke kërkuar dorëheqjen ose shkarkimin e tij.

“Jo, nuk kalon ky turp me një konferencë për shtyp! Dorëheqje ose shkarkim! Kërkoj që jo vetëm ne që ngritëm dorën kundër, por edhe njerëzit me gjykim të shëndoshë dhe ata që e duan vendin e sakrificën e UÇK-së, edhe brenda VV-së, të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Dimal Bashës”, ka shkruar Izmaku.

Ajo e ka akuzuar Bashën për bashkautorësi në punime shkencore që, sipas saj, janë në përputhje me narrativat serbe dhe ruse kundër luftës së UÇK-së.

“Një njeri që ka bashkautorësi në punime shkencore kundër UÇK-së, në linjë me Serbinë, Dik Martyn dhe Rusinë, nuk mund dhe nuk guxon të udhëheqë Kuvendin e Kosovës. PDK dhe AAK duhet të japin llogari për këtë shkarje të rëndë! Punimet shkencore nuk botohen me bashkautorësi pa besim dhe pa përputhje në qëndrime. Me votën e tyre, ata e bënë këtë narrativë pjesë të institucionit më të lartë të vendit”, ka përfunduar ajo.

Tags: Dimal BashaLVVNISMATeve1UCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: Edi Rama dhe të tjerë ishin në Kosovë, kishte plane të brendshme dhe të jashtme për zgjedhje

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Dugolli: PDK e LDK kanë qenë të prerë se nuk e mbështesin Osmanin për presidente

Vdes një 27-vjeçar në rrugën Mitrovicë–Prishtinë pas goditjes nga vetura

Hoxhaj kritikon Osmanin për mënyrën e nxjerrës së dekretit për zgjedhjet e reja

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

​Shqipëria rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Hoxha: Prioritet i padiskutueshëm

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Hendboll, Kosova mposhtet në Tuzla në ndeshjen e parë me Bosnjë-Hercegovinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën