TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Ismaili takon ekipin e ekspertëve të IFC dhe BB-së, flasin për shërbimet financiare digjitale

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Ismaili takon ekipin e ekspertëve të IFC dhe BB-së, flasin për shërbimet financiare digjitale

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili së bashku me ekipin e tij, priti në takim ekipin e ekspertëve të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (International Finance Corporation – IFC) dhe Bankës Botërore për të diskutuar rreth mundësisë se bashkëpunimit ne projektin e ri rajonal për avancimin drejt Shërbimeve Financiare Digjitale (Digital Financial Services – DFS).

Në njoftim thuhet se në takim ekipet e dy institucioneve diskutuan dhe u pajtuan për nisjen e bashkëpunimit dhe partneritetit te ri në këtë projekt, për të avancuar Shërbimet Financiare Digjitale në Republikën e Kosovës, me fokus të veçantë në përputhjen e rregullativës me standardet ndërkombëtare, zgjerimin e përdorimit të shërbimeve digjitale financiare bazuar në praktikat më të mira, ngritjen e ndërgjegjësimit në nivel të sektorit financiar, nxitjen e bashkëpunimeve në mes të akterëve te sistemit financiar dhe sektorit privat, për të promovuar konkurrencën e lirë dhe inovacionin.

“Guvernatori i BQK-së duke shprehur gatishmërinë për te nisur këtë projekt, theksoi rëndësinë e modernizimit dhe digjitalizimi si objektivë e rëndësishme e Planit Strategjik të BQK-së, duke potencuar progresin e vazhdueshëm të BQK-së drejt modernizimit të sistemit të pagesave, me mbështetjen edhe të Bankës Botërore dhe partnerëve të tjerë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Guvernatori Ismaili vuri në dukje synimin e BQK-së për të avancuar drejt pajtueshmërisë me SEPA (Single Euro Payments Area), me qëllim final të integrimit në sistemin TIPS (Target Instant Payment Settlement) të Eurozonës.

“Në takim gjithashtu u diskutua mbi fushat e ndryshme ku IFC mund të mbështesë sektorin financiar dhe ekonominë, duke përfshirë avancimet në fushën e nënshkrimit elektronik, aktivitetet bankare digjitale të identifikimit të klientit (Digital Onboarding) dhe iniciativat për Bankimin e Hapur (Open Banking). Pjesëmarrësit theksuan nevojën për orientim drejt metodave inovative që nxisin bashkëpunimin dhe partneritetin në mes të sektorit dhe rregullatorit. Ky projekt do te jete komplementar me asistencën teknike që BQK ka përmes Bankës Botërore për Modernizimin e Sistemit te Pagesave”, thuhet në njoftim.

Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme për Grupin e Bankës Botërore, ku përmes institucioneve financiare te saj ka kontribuar dhe po kontribuon në ngritjen e kapaciteteve institucionale të BQK-së në fusha të ndryshme si dhe zhvillimin dhe modernizimin e sektorit financiar me ndikime te rëndësishme ne gjithë ekonominë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë për krime lufte në Reznik: Dyshohet se u vranë nëntë civilë shqiptarë

Aktakuzë për krime lufte në Reznik: Dyshohet se u vranë nëntë civilë shqiptarë

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti: Ruajtja e kushtetutshmërisë është mbi çdo interes elektoral, çështja të dërgohet urgjentisht në Kushtetuese

Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” i dhuron mirënjohje BIK-ut

Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” i dhuron mirënjohje BIK-ut

Gashi:Në këtë moment po mungon një pozicionim i qartë i LDK-së

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti: Ruajtja e kushtetutshmërisë është mbi çdo interes elektoral, çështja të dërgohet urgjentisht në Kushtetuese

Broja me probleme fizike para duelit me Poloninë

Paqartësi në të ardhmen e Brojës

Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” i dhuron mirënjohje BIK-ut

Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” i dhuron mirënjohje BIK-ut

Lautaro Martinez mbetet tek Interi

Lautaro Martinez mbetet tek Interi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën