TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ismaili takon ambasadorin suedez, flasin për rregulloren e BQK-së

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ismaili takon ambasadorin suedez, flasin për rregulloren e BQK-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili ka mbajtur takim me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Bëhet e ditur se në takim u diskutu për rregulloren e BQK-së, sfidat dhe mundësitë e mbështetjes për anëtarësimin në Kartonin e Gjelbër për automjete, si dhe nevoja për të gjetur mundësitë për listimin e Republikës së Kosovës në platformat botërore të pagesave (PayPal, Apple Pay, Google Pay) dhe Kodin ISO, për të cilën u kërkua mbështetja edhe nga shteti suedez.

“Guvernatori Ismaili në fillim të takimit e ka njoftuar Ambasadorin Westerlund lidhur me aktualitetet në sistemin financiar të vendit, zhvillimet makroekonomike, perspektivën, objektivat dhe Planin Strategjik të BQK-së, nismat për avancimin e sistemit financiar, përfshirë projektin për modernizimin e sistemit të pagesave dhe synimin për anëtarësimin në Zonën e Vetme të Pagesave Euro të Bashkimit Evropian, i njohur si SEPA dhe Sistemin Evropian të Pagesave të Shpejta (TIPS)”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Guvernatori Ismaili ka falënderuar ambasadorin Westerlund për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së tij dhe popullit suedez për institucionet dhe popullin e Kosovës.

“Në takim u diskutua edhe për progresin drejt digjitalizimit dhe bashkëpunimin potencial në këtë fushë me institucionet suedeze, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Suedisë. Po ashtu u diskutua lidhur me avancimin e kornizës rregullative dhe ligjore, duke përfshirë Ligjin për Bankat, Ligjin për Shërbimin e Pagesave dhe ligje tjera, të cilat kanë si synim përafrimin me direktiva të BE-së”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori Westerlund është njoftuar dhe për kompletimin e Bordit Ekzekutiv të BQK-së, si dhe veprimet për kompletimin e Strukturës Organizative të BQK-së, e miratuar në fund të vitit të kaluar.

“Guvernatori Ismaili e informoi Ambasadorin Westerlund mbi Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme, duke sqaruar aspektet kryesore, efektet dhe argumentet për pozicionin e saj. U sqarua se Rregullorja avancon integritetin e sistemit financiar dhe përafron Republikën e Kosovën me standardet e BE-së, si dhe ajo nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro, nuk kufizon aktivitetin këmbimor që kryhet nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se në këtë aspekt, ambasadori Westerlund u njoftua edhe për Planin e BQK-së për zbatimin e kësaj Rregulloreje në praktikë, si dhe veprimet për lehtësimin e efekteve të saj, krahas angazhimit konstruktiv të BQK-së për lehtësimin e transferimit të mjeteve sipas modelit të propozuar dhe gatishmërisë për të diskutuar opsionet e mundshme ligjore.

“Në fund, u konstatua se do të ketë shkëmbime të mëtutjeshme të informacionit me qëllim të bashkëpunimit të mundshëm ndërmjet BQK-së dhe institucioneve suedeze në fushat e interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë në Gjilan

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

Familjarët e konfirmojnë lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit: Vdiq në Itali

Familjarët e konfirmojnë lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit: Vdiq në Itali

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Zhduket një femër në Pejë

Zhduket një vajzë në Gjilan

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Arrestohen tri të mitura në Gllogoc, u rrahën mes vete

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën