TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Islami nuk ndalon shkollimin e vajzave, pse talibanët s’e lejojnë?

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Islami nuk ndalon shkollimin e vajzave, pse talibanët s’e lejojnë?

Shkollimi i vajzave dhe grave pranohet botërisht nga më shumë se 200 shtete dhe territore, përfshirë edhe nga pothuajse 50 shtete me shumicë myslimane.

Por, talibanët, sundimtarët e linjës së ashpër të Afganistanit, kanë ndaluar adoleshentet afgane që të ndjekin mësimin pas klasës së gjashtë. Ndalesa është bërë pasi islamistët u kthyen në pushtet dy vjet më parë. Kjo ndalesë u zgjerua në dhjetorin e vitit të kaluar, duke përfshirë edhe gratë që ndiqnin studimet në universitete.

Protesta të shumta të mbajtura nga afganët brenda shtetit, presioni ndërkombëtar dhe lobimi i studiuesve myslimanë dhe klerikëve kanë dështuar që të bindin liderët fundamentalistë talibanë që të rihapin shkollat.

Ekspertët janë të ndarë nëse ndalesa është e rrënjosur në mënyrën se si interpretimi i islamit nga talibanët është formësuar nga zakonet dhe praktikat kulturore të fisit konservator pashtun, apo nëse nxitet nga mënyra se si ideologët e lartë talibanë interpretojnë mësimet islame.

Shumica e liderëve talibanë janë pashtunë etnikë, klerikë myslimanë sunitë. Shumica prej tyre janë shkolluar në medresetë Deobandi në Pakistanin fqinj. Deobandizmi u shfaq si një lëvizje rilindëse islamike puritane në Indinë koloniale britanike në shekullin e 19-të. Bazuar në shkollën sunite të drejtësisë, Hanefi, kjo lëvizje krijon tensionet kryesore mes islamistëve në Afganistan dhe Pakistan.

Ndikimet fisnore

Sami Yousafzai, një gazetar afgan dhe komentator, argumentoi se kufizimet e talibanëve ndaj grave janë të lidhura me zakonet shoqërore dhe praktikat kulturore në veri dhe lindje të Afganistanit.

Shumica e liderëve talibanë vijnë nga komunitete të ndryshme rurale pashtune në rajonet që janë në kufi me Pakistanin.

“Ata besojnë se vendi i gruas është ose brenda shtëpisë ose në varr”, tha Yousafzai, për besimin themelor taliban të ndikuar nga statusi i grave në familjet e klerikëve dhe udhëheqësve fetarë në këto rajone pashtune.

“Gratë që jetojnë në shtëpitë e politikbërësve aktualë talibanë nuk janë shkolluar kurrë dhe nuk kanë dalë kurrë nga shtëpia”, tha Yousafzai, i cili ka raportuar për grupin islamik që kur u shfaq si milici në provincën jugore afgane të Kandaharit në fund të vitit 1994. “Këto gra kurrë nuk kanë pasur pozita në Qeveri dhe nuk kanë punuar në ndonjë organizatë joqeveritare”.

Yousafzai tha se talibanët mbështesin politika të formësuara nga ky botëkuptim që anon kah mësimet islamike që mbështesin këto ide. Ai tha se liderët talibanë mbështeten nga thëniet që i atribuohen profetit Muhamed që dekurajojnë gratë që të dalin nga shtëpitë.

“Besimi i tyre themelor është se vajzat në pubertet nuk duhet të dalin nga shtëpia në asnjë rrethanë”, tha ai. “Prandaj kjo është arsyeja pse ata i shohin gratë që dalin nga shtëpia për t’u shkolluar ose për të punuar si persona që përfshihen në korrupsion moral”.

Në Afganistan, shtet mysliman me afër 40 milionë banorë, aktivistët dhe avokuesit e të drejtave të njeriut kanë akuzuar talibanët se zbatojnë “aparteid gjinor” duke mohuar gratë që të shkollohen, të punojnë, të kenë liri të lëvizjes dhe të vendosin se si të duan të duken në publik, shkruan REL.

Shumica e myslimanëve pajtohen se islami lejon gratë që të shkollohen. Megjithatë, talibanët publikisht thonë se do t’iu lejojnë vajzave qasje në arsim vetëm pasi të sigurohet një ndarje e plotë gjinore dhe kushte të tjera të paspecifikuara.

Tags: Islamishkollimi i vajzavetalibanet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Raporti i NYT: Zyrtari amerikan mbrojti Netanyahun nga shqyrtimi i Uashingtonit përmes kabllogrameve të filtruara

Raporti i NYT: Zyrtari amerikan mbrojti Netanyahun nga shqyrtimi i Uashingtonit përmes kabllogrameve të filtruara

Një punonjës shkolle vritet në sulmin e dytë në shkollë në Poloni brenda 2 ditësh

Një punonjës shkolle vritet në sulmin e dytë në shkollë në Poloni brenda 2 ditësh

Të paktën 30 persona të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë

Të paktën 30 persona të vrarë nga sulmi rus në Ukrainë

Dy persona humbin jetën pas shembjes së një ndërtese në Stamboll

Dy persona humbin jetën pas shembjes së një ndërtese në Stamboll

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk e shkel Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare

Haxhiu: Miqësinë me Gjermaninë e pasurojnë shqiptarët e Kosovës që jetojnë atje

Haxhiu: Miqësinë me Gjermaninë e pasurojnë shqiptarët e Kosovës që jetojnë atje

“Këndi i Debatit” 08.10.2026

“Këndi i Debatit” 08.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën