TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Protestuesit që sulmuan forcat e KFOR-it të sillen para drejtësisë

by Shpat Blakcori
3 vjet ago
0
A A
Ish-zëdhënësi i NATO-s: Protestuesit që sulmuan forcat e KFOR-it të sillen para drejtësisë

I shqetësuar me situatën e krijuar në veriun e vendit po shprehet, ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea.

Ai që dikur kumtonte lajme nga selia e NATO-s që e tronditnin pushtetin e Milosheviqit në Beograd, sot po i bën thirrje Kosovës që t’i dëgjojë miqtë ndërkombëtar.
Eksperti i çështjeve të sigurisë i ka dënuar sulmet e protestuesve serb ndaj forcave të KFOR-it si dhe ndaj Policisë së Kosovës.

Jamie Shea kërkon që ata persona të sillen para drejtësisë, ndërsa i bënë thirrje Presidentit Vuçiq që të tregoj lidership dhe ta qetësoj komunitetin serb në Kosovë.

“ Dhuna e protestuesve serb ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës duhet të dënohet. Me dhjetëra ushtarë të KFOR-it janë lënduar, ata persona që i kanë bërë këto veprime duhet të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë. Kjo është e papranueshme, po e përsëris e papranueshme. Ushtarët e KFOR-it janë aty për të gjithë qytetarët e Kosovës, ata nuk janë kundërshtarë të komunitetit serb. Në anën tjetër Vuçiq bënë mirë që ta ndërpres retorikën e luftës, me sa kam kuptuar ai ka kaluar natën me ushtrinë e tij në kufi, me të vërtetë është duke e ekzagjeruar me këto veprime. Ai duhet të tregoj lidership dhe t’i bëjë thirrje protestuesve serb që të qetësohen”, ka thënë ai për Tëvë1

Shea i ka bërë thirrje edhe kryeministrit Albin Kurti që t’i dëgjojë miqtë ndërkombëtar, që sipas tij ja duan më të mirën vendit.

Tutje, ai ka treguar se cila do të ishte zgjidhja më e mirë politike në këtë fazë në katër komunat veriore.

“Ka kriza të vazhdueshme në veriun e Kosovës, prandaj është e rëndësishme që në këtë periudhe të qetësohet situata. Të jemi të sinqertë pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte e ulët, ishte vetëm 3.5%. Prandaj po them se në këtë fazë duhet një periudhe qetësie dhe serbët dalëngadalë të fillojnë të kthehen në institucione. Mendoj se në këtë fazë do të ishte më së miri që të kishte një qeverisje teknike ne katër komunat veriore deri sa të bëhet një zgjidhje më afatgjate. Është një situatë tepër serioze kështu që nuk duhet të ketë veprime të njëanshme. Kosova ka shumë miq prandaj duhet t’i dëgjoj ata sepse ja duan më të mirën”, është shprehur ai.

Situata në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar. Serbët lokal, me mbështetjen e Beogradit nuk po lejojnë që kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore, edhe pse me legjitimitet të kontestuar për shkak të pjesëmarrjes minimale të votuesve në zgjedhje, që të hyjnë në zyrat e tyre për të ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë që kanë.

Tags: Jamie Sheasituata ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident mes dy veturave në rrugën Gjakovë–Prizren, lëndohen dy persona

Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit për aeroportin e Vlorës,  reagon “2A Group”

Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit për aeroportin e Vlorës, reagon “2A Group”

​AKK dërgon rregulloren në Kushtetuese, Latifi: Qeveria shkeli Kushtetutën, preken kompetencat e komunave

​AKK dërgon rregulloren në Kushtetuese, Latifi: Qeveria shkeli Kushtetutën, preken kompetencat e komunave

I ngrihet aktakuzë një personi për falsifikim të 105 mijë eurove

I ngrihet aktakuzë një personi për falsifikim të 105 mijë eurove

Matoshi e Imeri mund të përfundojnë në Bundesligë

Matoshi e Imeri mund të përfundojnë në Bundesligë

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident mes dy veturave në rrugën Gjakovë–Prizren, lëndohen dy persona

Allegri, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit

Allegri, kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Napolit

Shqipëria dhe Holanda forcojnë bashkëpunimin kundër krimit ndërkufitar

Shqipëria dhe Holanda forcojnë bashkëpunimin kundër krimit ndërkufitar

Ernest Muçi tregon arsyen se pse mungon në miqësore: Më vjen keq!

Ernest Muçi tregon arsyen se pse mungon në miqësore: Më vjen keq!

Lëndimi i Neymarit është më serioz se ç’mendohej

Lëndimi i Neymarit është më serioz se ç’mendohej

Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit për aeroportin e Vlorës,  reagon “2A Group”

Gjykata e Lartë i dha të drejtë Pacollit për aeroportin e Vlorës, reagon “2A Group”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën