TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-ushtarët e UÇK-së, i kthehen uniformës – Komandant Shkupi bashkon veteranët

Ani pse kohë fushate, në ambientet e një restoranti në Prishtinë, mbrëmjen e së dielës, janë bashkuar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, larg çdo ngjyrimi politik. Organizatorët, Drin Ahmeti e Ferid Berisha, i befasuan ish-ushtarakët me dhurata. Ndërsa ish-komandantët e Zonave, thonë se takimet e tilla duhet të bëhen tradicionale.

by Fidan Zejnullahu
5 muaj ago
1 0
A A

Dhuratat janë bërë gati.

E në to, është shënuar edhe emri i disa veteranëve të luftës së fundit në Kosovë.

Por, asnjë nga të ftuarit, nuk e di se uniforma e veteranit të UÇK-së, është përgatitur dhuratë për ta.

Në ora 18:00, mysafirët fillojnë të vinë.
Mes tyre komandantë të zonave.

E nuk mungojnë as ish-ushtarët e familjarët e viktimave të luftës.

Është ky takimi i parë i këtij lloji, mes veteranëve të brigadave të ndryshme, që u organizua mbrëmjen e së dielës.

Krejt kjo, falë punës se Fondacionit “Cronopios” dhe fondacionit të Veteranëve “Don’t Forget”

Para ish-ushtarakëve, doli edhe një herë Komandant Shkupi.

Ferid Berisha, befasoi veteranët.

Në këtë formë, uniformës ish-ushtarët e UÇK-së, iu kthyen edhe një herë.

“Për mua kjo nuk është vetëm një uniformë,  sepse kjo tregon një sakrificë, një rrugë të gjatë që kemi arritur deri këtu”, ka thënë Beqa.

“Unë e dua këtë uniformë, dhe çdo ushtarë që ka qenë ushtar i UÇK e do uniformën e veteranit”, ka thënë Deliu.

“Jam shumë e emocionuar që e kam pranuar këtë uniformë me këtë emblemë, që krenaria për të ka me më përcjell gjatë gjithë jetës”, u shpreh Baraliu.

E takimet e tilla, po mirëpritën nga ish-komandantët e zonave.
“Mënyra më e qëlluar për t’u tubuar, veteranët, bashkëluftëtarët, shokët e njëmendtë të luftës, për të drekuar bashkë e për tu rinjohur me shumë prej tyre”, ka theksuar Mustafa.

“Kjo ishte një ngjarje e jashtëzakonshme,e për herë të parë që dikush na fton në këso darkash apo takimesh. 1:07 Mendoj që ky takim të jetë tradicionale”, ka thënë Gashi.

E organizatorët tregojnë se si erdhi ideja për bashkimin e veteranëve.

“Më së pari ka qenë propozimi i Drin Ahmetit, një afarist shumë i ri, por i suksesshëm në Amerikë, ai e ka shpreh si dëshirë më i dhurua 15 uniformë, dhe gjatë bisedës më të, më tha a ka mundësi më u bashkua ushtarët e veteranët të të gjitha partive, i thashë po patjetër, ushtarët janë të bashkuar dhe nuk njohin parti”, u shpreh Berisha.

Ndryshe, uniforma e veteranëve të UÇK-së është zyrtarizuar me 4 korrik të këtij viti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre pjesëtarë të grupit ‘Torcida” arrestohen nën dyshimin për sulm pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre pjesëtarë të grupit ‘Torcida” arrestohen nën dyshimin për sulm pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën