TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës së Bosnjës futet në “listën e zezë” të SHBA-së

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës së Bosnjës futet në “listën e zezë” të SHBA-së

Osman Mehmedagiq, ish-drejtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë i Bosnjë dhe Hercegovinë, është futur në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara më 15 mars.

Ky vendim është publikuar në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit.

Në “listën e zezë” amerikane është futur edhe Dragan Stankoviq, u.d i drejtorit dhe më pas drejtor i Administratës së Republikës Sërpska për Çështje të Pronës dhe Gjeodezisë.

Ndërkaq, personi i tretë i sanksionuar nga SHBA-ja është Edin Gaçanin, i cili thuhet se është “një prej trafikantëve më të mëdhenj në botë të drogës”.

“Tre individët e sanksionuar paraqesin kërcënim për stabilitetin rajonal, besimin institucional dhe aspiratat e atyre që kërkojnë qeverisje demokratike në Ballkanin Perëndimor”, tha Brian E.Nelson, nënsekretar i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të shënjestrojnë ata që përfshihen në korrupsion dhe minojnë marrëveshjet dhe institucionet e pasluftës që janë krijuar si pjesë e Marrëveshjes për Paqe të Dejtonit”, tha Nelson.

Mehmedagiq mblodhi informacione për SDA-në

Sipas Thesarit amerikan, Mehmedagiq si drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Bosnjës, kishte keqpërdorur kompaninë shtetërore të telekomunikacionit në favor të Partisë për Veprim Demokratik (SDA), një prej partive më të mëdha në vend.

“Mehmedagiq përdori BH Telecom për të mbledhur të dhëna të telefonave mobilë të politikanëve të Bosnjë e Hercegovinës që nuk ishin të lidhur me SDA-në. Ai po ashtu instruktoi një person për të ndjekur një zyrtar qeveritar të lidhur me partinë opozitare të entitetit të Republikës Sërpska”, u tha në njoftimin e SHBA-së.

Mehmedagiq, po ashtu thuhet se ka përdorur pozitën e tij, kërcënimet dhe lidhjet në mënyrë që të detyrojë kandidatët e Osmork, një grup i partive civile nga Bosnja, që të mbështesin SDA-në. SHBA-ja tha se ka informacione të besueshme se ai ka bashkëpunuar me rrjetet kriminale për të pasuruar veten dhe partinë e tij.

Më herët SHBA-ja kishte vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të lartë të SDA-së, Asim Sarajliq, Fadil Novaliq dhe Amir Zukiq.

Më 2015, Këshilli i Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës e emëroi Mehmedagiqin në postin e drejtorit të përgjithshëm të agjencisë së inteligjencës me sugjerimin e Denis Zvizdiq, kryetarit të Këshillit të Ministrave, që atëbotë ishte pjesë e SDA-së.

Ndërkaq, sipas njoftimit Dragan Stankoviq, në kohën kur ishte ushtrues detyre i drejtorit dhe më pas drejtor i Administratës për Çështje të Pronës dhe Gjeodezisë në Republikën Sërpska – agjencisë përgjegjëse për Ligjin e pronës – në prill të vitit 2022, kishte vënë në pikëpyetje rendin kushtetues të Bosnjës, duke përkrahur këtë legjislacion, që sipas SHBA-së, minon Marrëveshjen e Dejtonit.

“Ligji për pronën e Republikës Sërpska është përpjekje për të uzurpuar fuqinë shtetërore të Bosnjës mbi pronën shtetërore që gjendet në Republikën Sërpska, duke shkelur vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës dhe ndalesën për posedimin e pronës shtetërore të vendosur më 2005 nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sa i përket Edin Gaçanin, SHBA-ja e përshkroi si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në botë. Uashingtoni tha se ai është lider i Kartelit Tito i Dino, ku përfshihen anëtarë të familjes së tij dhe miq nga Bosnjë e Hercegovina.

Ky kartel, përveç trafikimit të narkotikëve në shumë shtete, është përfshirë edhe në pastrimin e parave dhe ka lidhje me grupin e organizuar kriminal Kinaah, një organizatë kriminale transnacionale që është sanksionuar më herët nga SHBA-ja, shkruan REL.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se Gaçanin është sanksionuar për pjesëmarrje në aktivitete apo transaksione që materialisht kanë kontribuar ose kanë paraqitur rrezik në shpërndarjen ndërkombëtare të narkotikëve apo prodhimit të tyre.

Personat e sanksionuar përballen me ngrirje të të gjitha aseteve që mund të kenë në SHBA apo që janë në pronësi ose kontrollohen nga persona amerikanë.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Teherani paralajmëron shënjestrim të ambasadave izraelite nëse sulmohet ambasada në Bejrut

Teherani paralajmëron shënjestrim të ambasadave izraelite nëse sulmohet ambasada në Bejrut

Irani mohon se ka kryer sulme ndaj Arabisë Saudite

Irani mohon se ka kryer sulme ndaj Arabisë Saudite

Konfirmohen 80 persona të vdekur pas fundosjes së nëndetëses iraniane nga SHBA-ja

Konfirmohen 80 persona të vdekur pas fundosjes së nëndetëses iraniane nga SHBA-ja

CIA po punon për të armatosur forcat kurde për të shkaktuar kryengritje në Iran, raporti i CNN

CIA po punon për të armatosur forcat kurde për të shkaktuar kryengritje në Iran, raporti i CNN

Nagavci: Osmanit i ofruam nënshkrimet por refuzoi, japim nënshkrimet edhe për partitë tjera

Nagavci: Osmanit i ofruam nënshkrimet por refuzoi, japim nënshkrimet edhe për partitë tjera

Teherani paralajmëron shënjestrim të ambasadave izraelite nëse sulmohet ambasada në Bejrut

Teherani paralajmëron shënjestrim të ambasadave izraelite nëse sulmohet ambasada në Bejrut

“I kom pa prindërit e vramë”, vazhdon gjyqi për krime lufte ndaj Pantiq e Zariq

“I kom pa prindërit e vramë”, vazhdon gjyqi për krime lufte ndaj Pantiq e Zariq

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

Skenarët e mundshëm kur vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë

PDK mban konferencë për media

PDK: Shumica parlamentare po prodhon krizë të re politike

Kosova pjesë e një operacioni ndërkombëtar, tre të arrestuar

Kosova pjesë e një operacioni ndërkombëtar, tre të arrestuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën