Sot në Qendrën Përkujtimore në Bllacë, është shënuar 25 vjetori i dëbimit të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. E në mesin e refugjatëve në vitin ‘99, ishte edhe 15 vjeçari, Vigan Qorrolli. Ky i fundit të hënën u kthye edhe një herë në kampin e ish-refugjatëve, por tani në cilësinë e zëvendësministrit të Ministrisë së Drejtësisë. Nga këtu, u premtua angazhimi i qeverisë për vendosjen e drejtësisë si dhe u kujtua mikpritja e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që ua bën kosovarëve.
Mëngjesi i një prillit në vitin 1999 e gjeti në Bllacë.
Atëbotë 15 vjecar, Vigan Qorrollin me familje, forcat serbe i kishin dëbuar me dhunë nga shtëpia.
Por, ndryshe nga kosovarët e tjerë, Qorrolli thotë se nuk arritën ta siguronin një ulëse në tren.
Prandaj rrugën e shpëtimit nga Ferizaj për në Maqedoninë e Veriut, e kërkuan përmes autobusëve.
“me familjen time të ngushtë dhe të gjerë, diku 20 anëtarë kemi hipur në autobus dhe jemi sjellë me mijëra qytetarë të komunës së Ferizajt, në stacionin e hekurudhës në Han të Elezit 1:55 Pas zbritjes nga autobusi, jemi drejtuar nga policët, ushtarët, paramilitarët çka do që kanë qenë të kohës, dhe jemi drejtuar drejt shinave të trenit, sepse kalimi administrativ i kufirit ku sot kalonit për në Maqedoni, nuk lejohej për këmbësor”, tha zëvendësminsitri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli.
E të hënën, Vigan Qorrolli u kthye edhe një herë në ish-kampin e refugjatëve në Bllacë.
Por, pas dy dekadave, ish-refugjati kosovar, këtë e bëri në cilësinë e zv/ministrit në Ministrinë e Drejtësisë.
Kjo me rastin 25 përvjetorit të dëbimit me dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre.
Nga këtu, Qorrolli falënderoi ata që i hapën dyert për kosovarët gjatë kohës së luftës.
Ndërsa premtoi angazhim që ata që këto krime të mos kalojnë pa u ndëshkuar.
“Sa i përket kësaj objektive, janë ndërmarrë këto veprime nga ana e Ministrisë së Drejtësisë: Është miratuar ligji për institutin e krimeve të kryera gjatë luftës, është bërë emërimi i drejtorit të këtij instituti, pastaj është bërë mundësimi përmes bazës ligjore të gjykimit në mungesë për kriminelët e luftës”, u shpreh Qorrolli.
Në këtë përvjetor, u kujtua edhe mikpritja që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ua bën kosovarëve në kohë luftë.
Skender Hasani, Instituti i Trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore, Shkup
“U aktivizuan motrat dhe vëllezërit nga Maqedonia të cilët ndihmën e tyre e dhanë përmes organizatave humanitare por edhe mbi baza individuale”, tha ai.
E i pranishëm në Qendrën Përkujtimore në Bllacë, ishte edhe drejtori i Institutit për Krimet e Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi.
Atdhe Hetemi, drejtor në Institutit për Krimet e Luftës në Kosovë
“Institutit për Krimet e Luftës në Kosovë, është i përkushtuar për të dokumentuar dhe hulumtuar çdo dëshmi që tregon për krimet e luftës dhe për pasojat e saja të tmerrshme”, u shpreh Hetemi.
Ndryshe, në vitin 1999, , afër gjysmë milioni refugjatë kosovarë kaluan kufirin në mes të Kosovës dhe Maqesonisë së Veriut.