TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-Presidenti Trump 7 orë dëshmi me dyer të mbyllura në prokurorinë e Nju Jorkut

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Trump do të dëshmojë në hetime për aferat e kompanisë së tij

Të enjten, ish-Presidenti Donald Trump iu përgjigj për gati shtatë orë, pyetjeve të zyrës së Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, pjesë e një beteje ligjore mbi praktikat e bizneseve të tij.

Kjo ishte dëshmia e dytë e tij dhe në ndryshim nga e para, ai nuk përdori Amendamentin e Pestë të Kushtetutës amerikane, që garanton të drejtën për të mos u përgjigjur e për të mos rrezikuar ligjërisht vetveten.

Zoti Trump u takua gjatë gjithë ditës me përfaqësuesit e zyrës së Prokurores së Përgjithshme Letitia James, e cila ka ngritur një padi civile ndaj ish-presidentit vitin e kaluar. Në padi thuhet se zoti Trump dhe familja e tij mashtruan bankat dhe partnerët në biznes, duke rritur në mënyrë fiktive vlerën e pronave, si hotele e fusha golfi, për të lehtësuar marrjen e kredive nga institucionet financiare. Menjëherë pasi zoti Trump hyri në zyrën e zonjës James, avokatja e tij, Alina Habba, tha se ai ishte “jo vetëm i gatshëm, por edhe i etur për të dëshmuar”.

Pas përfundimit të dëshmisë me dyer të mbyllura, avokati i zotit Trump, Christopher Kise, tha se për shtatë orë, ish-presidenti “shpjegoi në detaje suksesin e jashtëzakonshëm të bizneseve të tij”.

“Transaksionet financiare, mbi të cilat është ngritur padia, kanë qënë jashtëzakonisht fitimprurëse për bankat dhe organizatën Trump”, tha zoti Kise. “Të gjithë do të talleshinn me pretendimin se kemi të bëjmë me një mashtrim, nëse shihen faktet e këtij suksesi dhe jo tingujt e produkteve politike”, shtoi ai.

Kjo është një tjetër padi, që nuk ka lidhje me akuzat penale të ngritura kundër zotit Trump nga Prokurori i qarkut të Manhattan-it Alvin Bragg. Ngritja e tyre shënoi dhe rastin e parë në historinë e vendit, që një ish- president akuzohet për vepra penale.

Prokurorja James nuk ka pranuar tani t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me dëshminë e zotit Trump.

Herën e parë që ish-Presidenti u thirr për të dëshmuar në zyrën e prokurores më 10 gusht, ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve, me përjashtim të atyre me karakter procedural. Mbi 400 herë, zoti Trump iu referua të drejtës që i garanton Amendamenti i Pestë i Kushtetuës për të heshtur. Në atë kohë, zonja James nuk e kishte ngritur ende padinë dhe mendohet se përgjigjet e zotit Trump lidhur me mënyrën se si ai e vlerësonte kompaninë e tij, mund të bëheshin bazë, për ngritjen e një padie penale ndaj tij.

“Kushdo në pozicionin tim, që nuk do të përdorte Amendamentin e Pestë do të ishte tërësish budalla”, tha ai gjatë dëshmisë, e cila u regjistrua dhe më vonë u bë publike. Zoti Trump akuzoi prokuroren se po përpiqej të ngrinte një padi penale ndaj tij.

Por tashmë ndaj zotit Trump rëndojnë edhe akuza penale, të ngritura nga Prokurori i qarkut të Manhatanit Alvin Bragg, akuza që rodhën nga hetimet lidhur me pagesat e bëra nga ish-avokati i tij Michael Cohen, me synimin për të garantuar heshtjen e dy grave, që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie seksuale me zotin Trump, një gjë, që ky i fundit e ka hedhur poshtë. Prokurori Bragg thotë se pagesat ishin pjesë e një skeme për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në padinë e saj, kryeprokurorja James pretendon se zoti Trump ka gënjyer në mënyrë të përsëritur lidhur me vlerën e pasurive të tij, duke ekzagjeruar në pasqyrat financiare vlerën e pronave, me qëllim përfitimi të paligjshëm.

Në një postim në mediat sociale të enjten në mëngjes, zoti Trump e quajti padinë “qesharake, ashtu si të gjitha rastet e tjera të ngritura kundër tij”.

Procesi gjyqësor në kuadër të padisë civile së ngritur nga zonja James është planifikuar të nisë në tetor. Nëse deri atëherë nuk arrihet një marrëveshje mes prokurorisë dhe palës së paditur, dëshmia e zotit Trump do të dëgjohet në gjyq./voa

ShareTweet

Postime të ngjashme

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza pa u çarmatosur Hamasi

Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza pa u çarmatosur Hamasi

Sulmet izraelite vrasin edhe katër palestinezë të tjerë në Gaza

Sulmet izraelite vrasin edhe katër palestinezë të tjerë në Gaza

Trajneri Artiga flet për Dakun

Daku merr numrin 19 te Spartaku i Moskës

Liburn Aliu del nga Prokuroria Speciale pas mbi tri orësh: Pata mundësinë ta sqaroj situatën

Liburn Aliu del nga Prokuroria Speciale pas mbi tri orësh: Pata mundësinë ta sqaroj situatën

Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së

Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështon, Haxhiu: Vetëm unë dhe Rexhepi ishim të pranishme

Vaji i palmës në qumësht, Haxhiu kërkon tërheqjen e produkteve nga tregu dhe përfshirjen e Prokurorisë

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Liburn Aliu mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, intervistohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën