TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-polici, Festim Ramadani, nuk e pranon fajësinë për vrasje

Sot u mbajt shqyrtimi fillestar në procesin ndaj ish-policit, Festim Ramadani dhe Jeton Misinit që akuzohen për vrasje të rëndë të Sadri Sadriut. Të dy të dyshuarit nuk e pranuan fajësinë, teksa njëri nga të akuzuarit e liroi nga detyra edhe avokatin mbrojtës.

by Lindrit Zejnullahu
36 minuta ago
0 0
A A

Nga ish-kolegët, i prangosur u soll në sallën e gjyqit.

Është ky ish-polici, Festim Ramadani, mbi të cilin rëndon akuza për vrasje të rëndë.

E pas tij, në gjykatore të enjten u soll edhe Jeton Misini.

Të dy këta, po akuzohen për vrasjen e Sadri Sadriut, që ndodhi në gushtin e vitit 2024 në parkingun e një salle dasmash në Ferizaj.

Para se seanca të fillonte, dy të akuzuarit u përshëndetën në këtë mënyrë.

Ndërsa asnjëri prej tyre, nuk e pranoi fajësinë.

“Nuk e pranojë fajësinë”, u shpreh Ramadani

“Nuk e pranojë fajësinë”, tha Jeton Misini i akuzuar.

Por, gjatë këtij procesi, këtë do ta sfidojë prokurori i rastit, Valdet Avdiu.

“Do të prezantohen edhe provat materiale përfshirë edhe video incizimet nga vendi i ngjarjes dhe marrë së bashku edhe me provat personale do të dëshmojnë në tërësi se ngjarja ka ndodhur ashtu siç është përshkruar nga akti akuzues”, tha ai.

I bindur në fajësinë e dy të dyshuarve, të enjten u shfaq avokati i familjes së dëmtuar.

“Nga provat të cilat janë të propozuara në aktakuzën lëndore e të cilat janë të listuara në mënyrë recidive, do të vërtetohet se kjo akuzë është e bazuar ligjërisht e hartuar në konform të dispozitave te Kodit të Procedurës Penale”, tha avokati i familjes së dëmtuar, Shemsedin Pira.

Në këtë seancë, i akuzuari Ramadani njoftoi se liroi nga detyra avokatin e tij, Xhemail Ahmeti pasi vlerësoi se mund të mbrohet vetë në këtë çështje.

Andaj, në fjalën hyrëse, u shpreh se aktakuza ka mangësi.

“Prokurori nuk ka shpjeguar shkaqet që kanë shkuar deri te vrasja… Ajo që është tragjike e Prokurori nuk e merr parasysh është që ne si familje dhe e Jeton Misinit kemi vuajtje prej 100 vitesh nga i njëjti viktima i cili ka shumë viktima”, u shpreh Ramadani.

Sipas tij, ai do të shpallet i pafajshëm, por ka edhe një kërkesë nëse del fajtor.

“Dhe  deklaroj se në bazë të të gjitha provave që i ka propozu Prokurori në aktakuzë unë vlerësoj se nuk qëndrojnë të bazuara dhe në fund do të shpallem i pafajshëm. Por në rast se Gjykata më gjen dhe shpallë fajtor i propozoj që në fillim të shqyrtimit gjyqësor të më shqiptojë dënim në minimum, marrë për bazë dispozitë ligjore në kufijtë e zbutjes”, deklaroi i akuzuari Ramadani.

Derisa avokati i të akuzuarit Misini, u shpreh se akuza për klientin e tij në ndihmë të kësaj vepre penale nuk qëndron.

“Pretendimet e akuzës ndaj klientit tim që në ngjarjen kritike ka ndërmarrë veprim të krijimit dhe sigurimit për t’u kryer veprimi në ngjarje kritike edhe në shikim të parë është i pabazuar. Rasti konkret i momentit kur është shkrepur arma nga i pandehuri i parë gjatë asaj kohe klienti im ka qenë në veturën e tij dhe si ka mund me kry në një distancë që objektivisht nuk ka pasë në mënyrë absolute me marrë ndonjë veprim”, tha Avni Ibrahimi, avokat i të akuzuarit Jeton Misini.

Ndryshe, sipas aktakuzës, i pandehuri më 16 gusht 2024, gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare, në prani të dhjetëra personave, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtien në drejtim të viktimës Sadri Sadriu.

Kurse Jeton Misini akuzohet se me dashje e ka ndihmuar policin në privimin nga jeta të viktimës ashtu që i pajisur me mjet të forta, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që Ramadani të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas më shumë se dy orë, përfundon takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje

Afati i dytë i Testit të Maturës të shtunën, kërkohen masa më rigoroze

Afati i dytë i Testit të Maturës të shtunën, kërkohen masa më rigoroze

Kryediplomati shqiptar: Vdekja e Mlladiqit nuk e fshin fajin dhe as nuk mund ta rishkruajë historinë

Kryediplomati shqiptar: Vdekja e Mlladiqit nuk e fshin fajin dhe as nuk mund ta rishkruajë historinë

Kryeministri britanik: Mbesim mbështetës të fortë të aspiratave euro-atlantike të Kosovës

Kryeministri britanik: Mbesim mbështetës të fortë të aspiratave euro-atlantike të Kosovës

“Këndi i Debatit”- 27.08.2026

UEFA shqyrton procedurat penale ndaj Infantinos

UEFA shqyrton procedurat penale ndaj Infantinos

Kryeministri britanik: Mbesim mbështetës të fortë të aspiratave euro-atlantike të Kosovës

Kryeministri britanik: Mbesim mbështetës të fortë të aspiratave euro-atlantike të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën