Amar Gerxhaliu është ndarë zyrtarisht nga Antalyaspor.
Mbrojtësi 23-vjeçar ka përfunduar bashkëpunimin me klubin turk, me të cilin kishte nënshkruar në janar të vitit 2022, duke iu bashkuar fillimisht ekipit U19 nga FC Vushtrria.
Pas ndërprerjes së kontratës, Gerxhaliu është tani lojtar i lirë.