Është ndër institucionet më të besueshmë në vend.
Por, Policia e Kosovës që nga gushti i vitit të kaluar është pa drejtor, vetëm me ushtrues detyre.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë pranuar të përgjigjen për televizionin rreth ecurisë së këtij procesi.
E ish-ministri i këtij dikasteri, vlerëson se këto vonesa janë bërë për shkak se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po tenton ta emërojë njeriun e tyre në këtë pozitë.
Sipas tij, kjo ndikon edhe në punën e këtij institucioni.
Kurse për ekspertin e sigurisë, mosemërimi i drejtorit deri më tash ka ardhur për shkak se nuk kanë aplikuar kuadrot e duhura.
Në javën e parë të shkurtit kishin përfunduar intervistimet e kandidatëve, ku nga Ambasada Britanike në Kosovë vlerësuan se Gazmend Hoxha i plotëson të gjitha kriteret për këtë pozitë.
Ish-drejtori, Samedin Mehmeti kishte dhënë dorëheqje më 11 gusht për shkak të një dhunimi të një 11-vjeçareje që kishte ndodhur në Prishtinë.
Kronika e realizuar nga gazetari Lindrit Zejnullahu.