TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ish-ministri kroat pret anëtarësim të shpejtë të Kosovës në NATO

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Ish-ministri kroat pret anëtarësim të shpejtë të Kosovës në NATO

Miro Kovaç, ish-ministër i Jashtëm i Kroacisë, ka komentuar shënimin e 75 vjetorit të NATO-s dhe 15 vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në Aleancën Veriatlantike.

Ai tha se presin që shumë shpejtë edhe Kosova t’i bashkohet me të drejta të plota kësaj aleance.

Reklamë

“Kur bëhet fjalë për gjithë komunitetin shqiptar Kroacia është përkrahëse tejet e fuqishme e NATO-s dhe gjithsesi e gjithë aleancës transatlantike. Jemi shumë të gëzuar që i jemi bashkuar aleatëve tanë bashkë më Shqipërinë dhe gjithsesi presim që edhe Kosova shumë shpejt të jetë anëtare e NATO-s me të drejta të plota”, ka thënë Kovaç.

Duke folur për shqetësimet për një konflikt real në Ballkanin Perëndimor, Kovaç tha se është çështje e Bashkimit Evropian që të merret me sigurinë.

“E para, Ballkani Perëndimor është oborri i Bashkimit Evropian, prandaj BE gjithsesi duhet të merret me këtë punë. Dhe së dyti, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, janë anëtare të NATO-s dhe nuk kanë asnjë brengë sa i përket sigurisë në Ballkan”, tha Kovaç.

Ai shtoi se nëse ka ndonjë lloj agresioni brenda Ballkanit, shtetet anëtare brenda NATO-s do të ndërhyjnë menjëherë për të siguruar që rendi e siguria të ruhet dhe të mbahet si e tillë.

“Mund të ketë telashe të vogla, por nuk besoj që dikush guxon ta sfidojë këtë rend në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Kovaç ka komentuar edhe rastin e Banjskës me 23 shtator të vitit të kaluar, duke thënë se ishte një përpjekje për të shkaktuar trazira.

“Mund të ketë përpjekje për trazira në Kosovë, porse po pati diçka të ngjashme më Banjskën gjithsesi do të ketë intervenim brenda Kosovës dhe se këto janë vetëm ide dhe nuk besoj që do të konkretizohen”, tha Kovaç./RTK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Akuzat ndaj gjyqtarit Laban s’mund të mbesin vetëm fjalë goje

Hoxha: Akuzat ndaj gjyqtarit Laban s’mund të mbesin vetëm fjalë goje

Eliza Hoxha: Vendimi i Kushtetueses për formimin e Kuvendit është i qartë dhe i paanshëm

Eliza Hoxha: Vendimi i Kushtetueses për formimin e Kuvendit është i qartë dhe i paanshëm

Haziri kritikon Osmanin: Tërheqja e kërkesës në Kushtetuese është e papranueshme

Haziri kritikon Osmanin: Tërheqja e kërkesës në Kushtetuese është e papranueshme

Koalicioni më i dashur për qytetarët-Haziri flet për partneritetin LDK-VV

Emisioni “Info Nata” 12.08.2025

Emisioni “Info Nata” 12.08.2025

Shtëpia e Bardhë: Takimi Trump-Putin do të jetë një “ushtrim dëgjimi” për presidentin

Shtëpia e Bardhë: Takimi Trump-Putin do të jetë një “ushtrim dëgjimi” për presidentin

Haziri kritikon Osmanin: Tërheqja e kërkesës në Kushtetuese është e papranueshme

Haziri kritikon Osmanin: Tërheqja e kërkesës në Kushtetuese është e papranueshme

Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare e diasporës që ngjit Majën Mont Blanc

Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare e diasporës që ngjit Majën Mont Blanc

Koalicioni më i dashur për qytetarët-Haziri flet për partneritetin LDK-VV

Koalicioni më i dashur për qytetarët-Haziri flet për partneritetin LDK-VV

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X