TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Pas një dekade mungesë në skenën politike, ish-komandanti i UCK-së për Zonën e Nerodimës, Shukri Buja, ka vendosur të rikthehet në skenë. Këtë herë si kandidat nga PDK për kryetar të Lipjanit. Por, për ta arritur këtë, Bujës i duhet ta fitojë garën me kryetarin aktual, Imri Ahmeti nga LDK, i cili është në kërkim të mandatit të katër me radhë. Në garë është edhe Ilir Tasholli nga AAK, si dhe pritshmëritë janë që garës t’i hyjë Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje.

by Fidan Zejnullahu
8 muaj ago
1 0
A A

Ka një dekadë që u largua nga skena politike në Kosovë.

E së fundmi, vendosi t’i kthehet sërish asaj.

Kjo meqë Shukri Buja, mori sërish besimin e Partisë Demokratike të Kosovës, në garën për të parin e Lipjanit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ka qenë kërkesë e qytetarëve të Lipjanit, në veçanti e strukturave të PDK në Lipjan, që insistonin të kandidohem për kryetar të komunës. Shpresa e tyre ishte që unë të jem kandidati i duhur për  kryetar të komunës dhe njeriu që mund t’i fitojë zgjedhjet”, ka thënë Buja.

E për ta arritur këtë, ish-ushtaraku edhe një herë do të jetë përball Imri Ahmetit nga LDK.

Kryetari aktual i Lipjanit, po e synon mandatin e katërt me radhë.

“Me gjithë kërkesën e madhe të publikut, mbështetjen e madhe të qytetarëve, kam vendosur serish të jem në garë. Jo për karrierë, por për të vazhduar punën për qytetin e Lipjanit dhe fshatrat tona, për të qenë konsititent në projekte të mëdha të zhvillimit të metutjeshëm të infrastrukturës në të gjitha lokalitetet tona”, ka thënë Ahmeti.

I bindur me punën e Ahmetit, nuk është Buja.

“Ka ardhur momenti që të kandidohem për kryetar të komunës së Lipjanit, për shkak se për 12 vite mandat është bërë shumë pak punë, ndërsa për nepotizëm e korrupsion është bërë shumë dhe qytetarët tashmë e din se kush është Imri Ahmeti dhe si ka qeverisur”, shtoj tutje Buja.

Por në anën tjetër, optimizmi i Ahmetit nuk mungon.
“Nuk do të kisha hy në garë po të mos isha optimist, besoj që qytetarët e Lipjanit me punën e deritanishme time dhe vlerësimin e jashtëzakonshëm që e kemi marrë, sepse mos harroni, Lipjani është transformuar jashtëzakonisht shumë në raport me kohën kur e kemi marrë qeverisjen në Lipjan dhe përmendet si shembull”, ka thënë tutje Ahmeti.

E përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, të dy, thonë se i kanë nisur.

“Janë mbi 50 ekspert që janë në punë e sipër, duke i identifikuar projektet e domosdoshme për Lipjanin, fokus të veçantë do të ketë qyteti i Lipjanit i cili është degraduar nga kjo qeverisje”, ka përfunduar Buja.“Kemi kohë për t’i shpalos projektet, idetë dhe vizionin e mëtutjeshëm tonin. Ne po punojmë me një grup të ekspertë të fushave të ndryshme për të ofruar pikëpamje të përbashkëta për zhvillime të mëtutjeshme të qytetit dhe lokaliteteve tona”, përfundoj Ahmeti.

Tëvë1 ka kontaktuar edhe me kandidatin për kryetar të Lipjanit të prezantuar nga AAK, Ilir Tasholli, mirëpo ai ka thënë se po pret edhe një konfirmim për kandidaturën e tij.

Gjithashtu, është kontaktuar edhe kryetari i degës së Vetëvendosjes në Lipjan, Adnan Rrustemi, mirëpo ai nuk është përgjigjur.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Pozhari: Osmani mund të bashkojë LDK-në dhe LVV-në për presidentin

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Thirrje për sulm ndaj “Bondsteel”, KFOR: S’ka ndryshime në qëndrimin e sigurisë në Kosovë

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Gojnovci: Nëse s’ka marrëveshje për presidentin, vendi mund të shkojë në zgjedhje

Liverpooli humb nga Wolvesi

Liverpooli humb nga Wolvesi

Barça fiton, Atletico kalon në finale

Barça fiton, Atletico kalon në finale

“Info Nata”- 03.03.2026

“Info Nata”- 03.03.2026

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Como barazon në ndeshjen e parë me Interin

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Pse Kurti nuk e ftoi Haradinajn në takim për çështjen e presidentit?- Pantina: Kurti nuk ka interes për gjashtë votat e AAK-së

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Sunderlandi i Xhakës u kthehet fitoreve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën