TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-kryeministri: Mos të luhaten marrëdhëniet me ndërkombëtarët për interesa të vogla

by teve1
1 vit ago
0
A A
Ish-kryeministri: Mos të luhaten marrëdhëniet me ndërkombëtarët për interesa të vogla

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi duke folur për marrëdhëniet e qeverisë aktuale me ndërkombëtarët, ka deklaruar se ato nuk duhet të luhaten për ndonjë interes të vogël, qoftë edhe të drejtë apo të mirë.

Kosumi e ka këshilluar qeverinë që të krijojë raporte të drejtpërdrejta, siç i quan ai në “katër sy” me partnerët, duke e konsultuar çdo projekt para realizimit.

Për Kosumin, politika e jashtme i ka befasuar disa herë amerikanët dhe një gjë e tillë sipas tij mund të sjell pasoja.

“Duke qenë partner me ShBA-të, me NATO-n dhe evropianët tjerë ne e kemi këtë paqe që është kështu. Prandaj çdo qeveri duhet ta ketë parasysh këtë fakt, që për ndonjë interes të vogël, ta zëmë edhe të drejtë, të mirë, nuk mund të luhaten marrëdhëniet me ShBA-në, Britaninë apo BE-në. Nuk po them se ne duhet të rrimë e të bëjmë çfarë të tonë ata, as unë si kryeministër nuk kam bërë ashtu, por unë kam punuar që për një ide timen ta fitoj mirëkuptimin e të tjerëve… Ne nuk bën t’i befasojmë me politikën e jashtme amerikanët. Mendoj që kjo qeveri disa herë i ka befasuar. Kosova mund të pësojë edhe pse nuk ka pësuar deri më tani. Qeveria të fokusohet në krijimin e marrëdhënieve të drejtpërdrejta, në katër sy, të besueshme me partnerët dhe t’i bisedojnë projektet me ta para se t’i realizojnë”, është shprehur ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1.

Më tej, ish-kryeministri ka thënë se Kosova ka qenë më fat që shtetin e ka ndërtuar bashkë me amerikanët, britanezët dhe evropianët.

Kosumi ka vlerësuar se po ta kishte ndërtuar Kosova vet shtetin, me këta 5 mijë ushtarë të FSK-së do ta kishte të vështirë ballafaqimin me Serbinë

“Është fati ynë që shtetin e Kosovës e kemi krijuar bashkë me amerikanët, britanezët dhe me evropianët. Unë nuk po flas vetëm për qasjen e qeverisë, po flas për marrëdhëniet me partnerë që e kanë krijuar shtetin e Kosovës. Pse? Po ta kishim krijuar shtetin vetëm ne, do të duhej me këtë potencial, pra me këtë FSK, me këta 5 mijë ushtarë të trajnuar mirë me i përballu ushtrisë së madhe të Serbisë, gjë që do të ishte e vështirë, ose do të na shkonte jeta vetëm në luftë me Serbinë”, ka shtuar ai. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK dhe LVV në Junik bëjnë koalicion për garën e balotazhit

AAK dhe LVV në Junik bëjnë koalicion për garën e balotazhit

Deputetja e LVV-së: S’kemi mandatar tjetër për kryeministër pos Albin Kurtit

Deputetja e LVV-së: S’kemi mandatar tjetër për kryeministër pos Albin Kurtit

Kur pritet të ekstradohet në Kosovë i arrestuari në Britani për vrasjen në Hajvali

Kur pritet të ekstradohet në Kosovë i arrestuari në Britani për vrasjen në Hajvali

Mbyllet përkohësisht zyra e pensionistëve në Drenas, të moshuarit shërbimet duhet t’i marrin në Prishtinë

Dorëzohet padi në Gjykatën Supreme, pensionistët kërkojnë lehtësim të procedurave

Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda një dite në Shqipëri

Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda një dite në Shqipëri

AAK dhe LVV në Junik bëjnë koalicion për garën e balotazhit

AAK dhe LVV në Junik bëjnë koalicion për garën e balotazhit

Dua Lipa kryeson listën e të pasurve nën 30 vjeç në Britani

Dua Lipa kryeson listën e të pasurve nën 30 vjeç në Britani

Deputetja e LVV-së: S’kemi mandatar tjetër për kryeministër pos Albin Kurtit

Deputetja e LVV-së: S’kemi mandatar tjetër për kryeministër pos Albin Kurtit

“Këndi i Debatit”

“Këndi i Debatit”

Peja shënon fitoren e parë në ENBL

Peja shënon fitoren e parë në ENBL

Portieri Ramaj drejt kthimit në Gjermani

Ramaj e Ibrahimoviqi eliminohen nga Kupa e Gjermanisë, pësojnë nga Hamburgu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën