TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ish-kryeministri i Izraelit: Izraelitët vrasin palestinezë çdo ditë në Bregun Perëndimor

by teve1
1 vit ago
6
A A
Ish-kryeministri i Izraelit: Izraelitët vrasin palestinezë çdo ditë në Bregun Perëndimor

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert deklaroi të shtunën se kolonët izraelitë të paligjshëm janë duke vrarë palestinezë çdo ditë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një intervistë për Channel 13 TV, Olmert theksoi se dhuna e kolonëve ndaj palestinezëve në “Judea dhe Samari” (emërtimi izraelit për Bregun Perëndimor) është e përditshme dhe akuzoi grupin ekstremist të djathtë “Hilltop Youth” për kryerjen e krimeve të luftës.

Ai kundërshtoi pretendimet se ky grup përbën një pakicë, duke thënë: “Kjo është një gënjeshtër. Ata nuk janë pakicë – ata gëzojnë mbështetje. Pa të, nuk do të ishin në gjendje të vepronin kështu.”

Më 21 maj, Olmert i tha BBC-së se administrata izraelite në Tel Aviv po kryen krime lufte jo vetëm në Gaza, por edhe në baza të përditshme në Bregun Perëndimor.

Më 11 korrik, kolonë izraelitë që kishin uzurpuar tokë palestineze sulmuan një palestinez dhe vranë një tjetër në qytetin Sinjil, në veri të Ramallahut.

Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, që nga tetori 2023 – kur filloi lufta në Rripin e Gazës – të paktën 998 palestinezë janë vrarë dhe mbi 7,000 të tjerë janë plagosur në Bregun Perëndimor, si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite dhe kolonëve.

Në Gaza, numri i të vrarëve ka arritur afërsisht në 58,000, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Në korrik të vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin shumëvjeçar të territoreve palestineze nga Izraeli dhe kërkoi largimin e menjëhershëm të vendbanimeve izraelite nga Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor.

Ndërkohë, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi nëntorin e kaluar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Erdogan kërkon respektimin e “vullnetit të përbashkët” të Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor

Erdogan kërkon respektimin e “vullnetit të përbashkët” të Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor

Armëpushimi në Gaza nuk e ka ndaluar Izraelin të kryejë gjenocid, thotë raporti i ri i OKB-së

Armëpushimi në Gaza nuk e ka ndaluar Izraelin të kryejë gjenocid, thotë raporti i ri i OKB-së

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për bashkëpunim në çështjet rajonale

Turqia, Arabia Saudite, Pakistani dhe Irani zotohen për bashkëpunim në çështjet rajonale

Opozita akuzon Netanyahun për nxitjen e një konflikti me Iranin para zgjedhjeve në Izrael

Opozita akuzon Netanyahun për nxitjen e një konflikti me Iranin para zgjedhjeve në Izrael

De la Fuente shpallet trajner i vitit

De la Fuente shpallet trajner i vitit

Shqiptarët fitojnë dy ulëse në Parlamentin e Serbisë, Memeti nuk përjashton pjesëmarrjen në Qeveri

Shqiptarët fitojnë dy ulëse në Parlamentin e Serbisë, Memeti nuk përjashton pjesëmarrjen në Qeveri

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Rasti i Arlindës, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë

Rasti i Arlindës, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë

Kulla: Marrëdhëniet Shqipëri–Serbi varen edhe nga qëndrimi i Beogradit ndaj Kosovës

Kulla: Marrëdhëniet Shqipëri–Serbi varen edhe nga qëndrimi i Beogradit ndaj Kosovës

Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkon drejtësi dhe përgjegjësi

Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkon drejtësi dhe përgjegjësi

Kingji takohet me shefin e Shtabit të KFOR-it, diskutohet siguria në Kosovë

Kingji takohet me shefin e Shtabit të KFOR-it, diskutohet siguria në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën