TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ish-komandanti Kryeziu rrëfen takimet me Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Takimet me ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë kohës së luftës, Ruzhdi Kryeziu i kujton shpesh. Ai uron lirimin e tyre nga Haga, gjersa kujton momentet kur me të njëjtët ka ndarë bukën e është fjalosë për ushtri.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Ish-komandanti Kryeziu rrëfen takimet me Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Letrat nga lufta i ruan me shumë kujdes.

E ndonëse shkrimi është zbehur nga koha, vendimet e atëhershme i lexon shpesh herë.

Sikurse këto, në një pjesë të oborrit ka mbetur si relikt, edhe oda e vjetër në Pagarushë të Malishevës, ku Ruzhdi Kryeziu priti e përcolli qindra ushtarë.

Në mesin e tyre, edhe ish- drejtorin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin.

“Më së paku, 40-50 herë këtu në këtë odë ka hongër bukë Hashim Thaçi. I ka dashtë ushtarët më fort se veten. Ka qëllu këtu kur kanë zbrit para sabahut, në mëngjes n’8 a n’9 dimër, të lagt e të mërdhitë, është çu prej ode, le të hynë ushtarët brenda, le të pushojnë le të nxehen. Ka nejt jashtë në oborr”, shprehet Kryeziu.

Duke shërbyer si Komandant Togu në Batalionin e dytë gardist pranë Zonës së Pashtrikut, Kryeziut i ra të ballafaqohet edhe me Kadri Veselin.
Mirëpo këtë të fundit nuk e njihte.

“Tri herë i vetmi Kadri Veseli civil që është hi nëpër tana pikat kah ka pasë luftime në qytet që i ka vizitu. Dy herë jam përla me të se nuk e kam njoftë. Çka ki që po m’i huton ushtarët, çka po flet. T’u i pytë edhe civilët çka po bëjnë e të kahit janë këta ushtarë, prej cilit njësit janë edhe ushtarët për kush ka qenë përgjegjës, a i qet ushtarët në rrugë e vet rrin fsheht me naj bodrum”, shprehet ish-komandanti

E pas dhjetë ditësh, Kryeziu rrëfen se si e thirrën në Shtab të Përgjithshëm.

“Tha e ke një revole dhuratë 15-she prej Kadri Veselit. Thashë aa s’koka idhnu që i kam vikat? Jo tha, bakshish e ke një revole prej tij. Unë kam marr në Rahovec si përgjegjës i grupit edhe një i brigadës 121, kush është nuk e di; dy vetë ishim kanë që kemi marrë dhuratë prej Kadri Veselit”, tregon ai.

Kryeziu shpreson që ish krerët e UÇK-së të lirohen sa më shpejt.

Gjatë periudhës së luftës, ai shërbeu si Komandant Togu.

Ndërsa shtëpia e tij shërbeu si strehë për ushtarë dhe si kazermë e depo e armatimit të ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Takim lamtumirës në Presidencë: Orav dhe Osmani nënvizojnë integrimin evropian të Kosovës

Takim lamtumirës në Presidencë: Orav dhe Osmani nënvizojnë integrimin evropian të Kosovës

Policia e Kosovës publikon video sensibilizuese kundër krimeve mjedisore

Policia e Kosovës publikon video sensibilizuese kundër krimeve mjedisore

Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë

Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë

Hargreaves përgëzon Kurtin për marrëveshjen me BE-në për Ligjin për të Huajt

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

I dyshuari për vrasjen në Gjakovë vetëdorëzohet në polici

​Ligjit për automjetet dhe të huajt, Policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen

​Ligjit për automjetet dhe të huajt, Policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen

Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën